MSH dhe profesionistët shëndetësorë rekomandojnë dozën e katërt të vaksinës antiCovid

Minisria e Shëndetësisë dhe profesionistët shëndetësorë kanë rekomanduar marrjen e dozës së katërt të vaksinës antiCovid si masë preventive kundër rritjes së rasteve me COVID-19

Ilustrim

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, si masë preventive kundër përhapjes së virusit, po llogaritet marrja e dozë së katërt të vaksinës antiCovid. Këtë e ka rekomanduar Ministria e Shëndetësisë dhe e kanë përkrahur dhe profesionistët shëndetësorë, duke e konsideruar se mbyllja nuk është opsion.

Arben Vishaj, Drejtori i Klinikës Infektive ka theksuar se situata epidemiologjike nuk është shqetësuese që të shkohet drejt mbylljes.

“Për momentin kemi mjaftueshëm barna esenciale për trajtimin e pacientëve me COVID. Rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik duhet të respektohen nga të gjithë ne. Vendimet e Qeverisë duhet t’i zbatojmë në përpikëri të gjithë ne. Unë nuk mendoj që mbyllja është opsion dhe nuk mendoj që situata epidemiologjike për momentin është e tillë, që të ketë mbyllje”, ka thënë Vishaj, raporton EO.

“Duket se COVID-i lë pasoja sidomos në mushkëri, por edhe në organe të tjera. Kjo gjendja post Covid mund të zgjasë dy muaj, tre muaj nganjëherë edhe me vjet. Dhe padyshim që COVID-i lë pasoja serioze dhe të rënda në shëndetin e përgjithshëm të pacientëve”.

Infektologu, Ilir Tolaj, rekomandon që çdokush që ka vullnet, të vaksinohet me dozën e katër.

“Autoritet botërore po rekomandojnë që të vaksinohen personat e grupmoshave të caktuara mbi 60 vjeç ose ato me sëmundje kronike edhe me dozën e katërt.  Prandaj rekomandimi im është që çdokush që ka vullnet për ta shtuar imunitetin e vet, të vaksinohet edhe me dozën e katërt”.

Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar që personat mbi 60 vjeç të vaksinohen me dozën e katër të vaksinës.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika