MSh: Gjatë inspektimit në “Pharma Leader” janë gjetur pako me insulina me afat të skaduar

Ilustrim

Ministria e Shëndetëisë ka njoftuar se nën asistimnin e Policisë së Kosovës, ka zhvilluar inspektim në kompaninë “Pharma Leader”.

“Pharma Leader”, dyshohet se në procedurën e furnizimit të tenderit për insulina, ka prezantuar një dokument që dyshohet të jetë i falsifikuar.

MSh-ja në njoftimin e saj i ka kritikuar organet e rendit që “përkundër denoncimit publik, ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në raport me dyshimet për falsifikim të dokumentit”.

Gjatë inspektimit, sipas MSh-së, janë gjetur “disa pako të insulinave me afat të skaduar”.

“Ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë, me datë 13 qershor 2023, në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike ka dorëzuar njoftimin për dyshimin e falsifikimit të dokumentit nga ana e kompanisë ‘Pharma Leader’. Presim sa më parë nga Prokuroria që të ndërmarrë të gjitha masat në funksion të zbatimit të ligjit, lidhur me kryerjen potenciale të veprës penale – mashtrim në prokurim publik, falsifikim të dokumenteve me qëllim përfitimi dhe mbi të gjitha, rrezikim potencial i shëndetit publik”, thuhet në njoftim.

Në reagimin e MSh-së thuhet se presin nga Prokuroria të ndërmarrin masa “funksion të zbatimit të ligjit lidhur me kryerjen potenciale të veprës penale – mashtrim në prokurim publik, falsifikim të dokumenteve me qëllim përfitimi dhe, mbi të gjitha, rrezikim potencial i shëndetit publik”.

Në lidhje me këtë inspektim ka dalë më njoftim edhe Policia e Kosovës, duke thënë se “inspektorët kompetentë kanë urdhëruar biznesin në fjalë që të fusë në karantinë tërë sasinë e insulinave deri në një vendim të ardhshëm dhe ka mbetur që inspektorët farmaceutikë të zhvillojnë procedura tjera ligjore ndaj biznesit në fjalë sipas kompetencës”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika