Muhaxheri: Jam kryetar i punëve, jo i propagandës – Peja ka ndryshuar për të mirë

Kryetari aktual i Pejës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për mandatin e katërt, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se synon të vazhdojë punën e nisur në këtë komunë.

Në Debat Plus, Muhaxheri ka thënë se ndonëse ka pasur përpjekje për të minimizuar punën e tij, faktet flasin ndryshe, pasi Peja, sipas tij, ka ndryshuar rrënjësisht dhe për të mirë gjatë 12 viteve të fundit.

“Unë jam kryetar i punëve dhe i propagandës e i premtimeve. Punën që e kam nis, edhe pse janë munduar të minimizojnë më këto fjalorët s’është bërë asgjë 20 vjet, 25, 12 vjet. Peja në këto 12 vjet ka ndërruar shumë dhe për të mirë. Është punuar jashtëzakonisht shumë. Unë dhe ekipi im kemi qenë të angazhuar për të krijuar kushte më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Pejës. Dhe besoj që e kemi realizuar se çdo herë kemi qenë më të votuar sesa herën e kaluar që kemi dal në garë”, ka thënë Muhaxheri.

Të fundit nga rubrika