Muja mohon importin e energjisë nga Serbia, akuzon qeverisjet e kaluara për dëme në sektorin e energjisë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka mohuar raportimet se me 28 nëntor Kosova ka importuar energjinë elektrike nga Serbia, duke theksuar se sipas të dhënave më të fundit, pjesëmarrja e Serbisë në tregun e importit të energjisë elektrike është më pak se 1 për qind.

Gjatë një konference për media, Muja gjithashtu kritikoi qeverisjet e kaluara për menaxhimin e sektorit të energjisë elektrike dhe kontratat që, sipas tij, kanë shkaktuar dëme të mëdha për qytetarët.

Ai tha se gjatë qeverisjeve të mëparshme, importi i energjisë elektrike nga Serbia ka dominuar, por kjo nuk ka ndodhur gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në pesë vitet e fundit ajo çfarë qytetarët e Kosovës dhe ju si gazetarë duhet të informoheni e kemi një mega file të të gjtiha vlerave, shitjeve dhe kontratave të energjisë elektrike për vend dhe furnitor që nga viti 2008. Do të jetë e qasshme për ju dhe njëherë e mirë ta sqaroni dilemën dhe akuzave dhe propagandës opozitare që ne e gjykojmë që është për të mbuluar krimin, qoftë përgjegjësinë e tyre të drejtpërdrejtë në kontrata por edhe për të mbuluar dëmin politik për dëmin që ua kanë bërë qytetarëve për shkak të një politike të gabuar të energjisë elektrike që nga 2006 posaçërisht në 2008, kur morën vendim PDK dhe LDK privatizimin e KEDS, e posaçërisht nga 2013 kur projekti i tyre për furnizimin e furnitorit të energjisë elektrike mori jetë. Pikë e parë është akuza se me 28 nëntor Kosova po importon energji elektrike nga Serbia, qytetarë të nderuar kjo është e pavërtetë. Në fakt që nga koha kur kemi ardh ne, e kaltër nga 2008 deri diku kur ne kemi ardh në pushtet është importi i energjisë elektrike nga Serbia. Po, Kosova ka dominuar, importi i energjisë elektrike ka qenë privalent dhe furnitorët nga Serbia kanë qenë dominues deri në kohën kur ne kemi ardh në pushtet, qoftë përmes kontratave të drejtpërdrejta që i kanë nënshkruar akterët e KEK, akterë që sot dalin në intervista dhe akuzojnë për energji…”, ka thënë Muja

Ai theksoi se importi në vitet e fundit ka qenë kryesisht nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Danimarka, të cilat përbëjnë 94-95 për qind të të gjithë importit të energjisë elektrike.

“Dhe pastaj nga 2020 e këndej. Sllovenia dhe në tri katër vitet e fundit është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe Danimarka përbëjnë 94-95 për qind të gjithë importit të energjisë elektrike. Pra vendi kah po buron energjia elektrike, është Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Danimarka. Pjesëmarrja e Serbisë në tregun gjatë importit të energjisë elektrike në 2025 është më pak se 1 për qind. Këto janë të dhëna që i kemi marrë deri dje. Për ju që dëshironi ta verifikoni…ajo cka ju siguroj është se importi nga Serbia është më pak se 1 për qind”, ka thënë Muja.

Muja gjithashtu u ndal te kompania NOA Energji, duke theksuar se kjo ka ardhur në Kosovë përmes KOSTT-it, dhe jo përmes Aeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Ai i ftoi institucionet e drejtësisë të hetojnë të gjithë procesin.

“Më lejoni të them pa asnjë fije dyshimi dhe mirëpresim çfarëdo hetimi, i rekomandoj Prokurorisë Speciale që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje se kush ishin akterët që sollën Noa në Kosova. Në fakt unë pashë kontratat se kush e solli Noa në Kosovë. Noa në Kosovë ka ardh përmes KOSTT. KOSTT ka nënshkruar një kontratë për mbulimin…kontrata është e nënshkruar 15 janar 2018 ndërmjet NOA edhe Kadri Kadriu i cili përfaqëson KOSTIN në atë kohë. KEK u shet tepricë elektrike gjatë natës dhe ditës pastaj këto subjekte e procedojnë dhe kontrata me NOA ME 9 maj i përfaqësuar nga Gentian Skendersyla i nënshkruar nga Njazi Thaçi. Me NOA me 11 nëntor 2021 nga Përparim Kabashi, kjo kontratë është nënshkruar katër ditë para ardhjes së Nagip Krasniqit në krye”, ka thënë Muja.

Ish-deputeti iu përgjigj gjithashtu akuzave të LDK-së lidhur me kontratat me kompaninë e EFT dhe themeluesin e kësaj kompanie Vuk Hamoviq – i biri i ish-shefit të Armatës Jugosllave, Rade Hamoviq – duke thënë se Kosova është furnizuar me energji elektrike nga ai që nga viti 2008 deri më 2013, me vlerë totale 141 milionë e 489 mijë euro.

“Kush i nënshkroi kontratat me Vuk Hamoviqit… më lejoni ta pyes kolegen në fjalë (LDK) që të pyes kolegët  që i ka afër LDK-së që kanë nënshkruar kontrata me Vuk Hamoviqin gjatë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kosova është furnizuar me energji elektrike pikërisht nga Vuk Hamoviq. Kontrata një burimore siç kanë dëshirë LDK t’iu referohen me Vuk Hamoviqi janë nënshkruar që nga 2008 dhe vlera totale deri më 2013 kur këta kanë vendosur me ia kalu përgjegjësinë e furnizimit KESCO është në vlerë 141 milionë e 489 mijë euro, pra me kontratë një burimore është zgjedhur Vuk Hamoviqi përfshirë edhe për ta furnizuar Kosovën gjatë Pavarësisë”, ka shtuar Muja.

Muja ka thënë se çështjet e kontratave dhe menaxhimin e energjisë elektrike mbështet çdo hetim nga Prokuroria Speciale dhe kërkoi që të studiohen dhe monitorohen praktikat e tregtimit të energjisë.

“Pohova gjë, thash se Prokuroria Speciale në lidhje me NOA dhe unë mbështesë çfarëdo hetimi me këtë kompani po ashtu të studiohen dhe monitorohen praktikat e tregtimit të energjisë së kësaj dhe mbështesë çfarëdo hetimi të thellë… e them pa ekuivokë që praktikat e tugjarllakut ngjajnë në këtë formë, blejnë teprica përmes prodhuesve në Shqipëri, prodhuesve publik, KESHA, Maqedonisë, KEK dhe pastaj i shkëmbejnë. Përparim Kabashi ka qenë nënshkrues i kësaj kontrate. Në lidhje me kapacitetin e prodhimit të energjisë vetëm Termocentrali A dhe B përafërsisht Kosova vazhdimisht nga 2008 në 2021 ka prodhu të dy termocentrale, i kanë prodhuar diku 5 mijë e 400 giga wat energji elektrike. E nga 2021 deri më 2024 duhet të ketë arritur në 5 mijë 800 giga wat. Nuk kam ndonjë arsye përpos një paralajmërimi që e kanë bërë vetë ata për shkak të rehabilitimit të Kosovës B. Ju kemi qas kësaj dhe strategjia jonë ka qenë rehabilitimi i thellë i Kosovës B përmes instaluesit të Kosovës B që ka qenë kompani amerikane, aty do të shtohet aspekti i energjisë elektrike. E dyta është rehabilitimi i thellë”, ka shtur Muja.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika