Mujaj: Certifikimi i rezultateve zgjedhore pritet para 15 janarit

Veton Mujaj nga organizata joqeveritare “Syri Vision” ka deklaruar se procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit dhe se certifikimi i rezultateve zgjedhore pritet të ndodhë para datës 15 janar.

Duke folur në emisionin FIVE, Mujaj tha se janë përfunduar numërimet e votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta, si dhe pakos së dytë, përkatësisht të fundit, të votave nga diaspora.

“Unë besoj se para datës 15 janarit të kemi certifikim të rezultateve. Edhe KQZ e ka thënë këtë që deri në datën 17 janar të kenë një formë të përfundimit të numërimit ekziston mundësia dhe mund të jetë një shembull i mirë. Kjo varet edhe prej ankesave që mund të vijnë prej partive ose kandidatëve”, ka deklaruar ai.

Ai theksoi se nga dita e nesërme partitë politike do ta kenë afatin ligjor për paraqitjen e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), një proces që zgjat 24 orë.

Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se deri më 17 janar pritet të përfundojë i gjithë procesi i numërimit, ndërsa dinamika përfundimtare do të varet edhe nga ankesat eventuale që mund të parashtrohen nga partitë politike apo kandidatët.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika