Ka dështuar mbajtja e seancës së shqyrtimit fillestar në rastin e rezervave shtetërore ndaj ministrës në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë, Rozeta Hajdari.
Shkak i mos mbajtjes së kësaj seance u bë mosprania e vetë ministres Hajdari, njofton Dukagjini.
Pos Hajdarit, në këtë rast të akuzuar janë edhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.
Në seancë ishin të pranishëm Lipovica, Gara dhe Muharremi ndërsa mungoi Hajdari dhe mbrojtësi i të pandehurit Lipovicës.
Gjyqtari Avni Syla tha se Hajdarit i është dërguar email zyrtar për seancën e sotme, mirëpo gjykata nuk ka pranuar konfirmim nga ana e saj nëse e kanë marrë ftesën apo jo.
“Në mungesë të Rozeta Hajdarit dhe mbrojtësit të të pandehurit Hafiz Gara, seanca e sotme nuk ka kushte të mbahet. Seanca e radhës caktohet për datën 13 janar në ora 09:30. Për të akuzuarën Rozeta Hajdari obligohet mbrojtësi Floret Latifaj që ta njoftojë për seancën”, tha Syla.
Nisja e procesit gjyqësor për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari nuk shkon në seancë