Mungon pozita, dështon Komisioni hetimor për tekste shkollore

Në mungesë  të pozitës, ka dështuar Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore.

Komisioni Parlamentar sot ka pasur të planifikuar intervistimin e dëshmitarëve si Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MAShTI-t; Avni Rexha, u.d. drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar; Genc Hamzaj, AShI etj.

Ndryshe, javëne kaluar Ish-ministra të Arsimit e Financave kanë raportuar sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore.

Ata janë pyetur për formën se si kanë menagjuar procesin e shpërndarjes së librave në periudhën kur ata kanë udhëhequr.

Komisioni Hetimor që po e heton një proces të dyshimtë të subvencionimit të teksteve shkollore, këtë të premte në fokus kishte intervstimin e ish ministrave.

Një gjë e tillë u bë me qëllim që ata ish zyrtarë të lartë në cilësinë e dëshmitarëve, të tregojnë  se si kanë menagjuar procesin e shpërndarjës së librave në periudhën kur ata kanë udhëhequr.

Krejt kjo është bërë me qëllim që të krahasohen me formën e re, që është ajo e subvencionimit të prindërve e nisur që dy vite nga Arbërie Nagavci.

Fillimisht, aty erdhi Hikmete Bajrami e cila nuk dha shumë detaje pasi që ajo nuk kishte udhëhequr në periudhën kur ishin shpërndarë tekstet shkollore.

 “Prapë po them se ftesën e kam pranuar për të raportuar si ish-ministre e Arsimit dhe se ministri i Financave nuk ndan mjete për tekste shkollore. Kjo ministri ndan qarkore buxhetore e më pastaj Ministria e Arsimit i dedikon për të blerë tekstet”, ka thënë Bajrami.

Pas ish-ministrës Bajrami, aty ishte ish-minisri tjetër, Shyqeri Bytyqi të cilit iu përsëritën pyetjet e herës së kaluar.

Ai përsëri ritheksoi se tekstet shkollore kishin arritur të shpërndahen gjithmonë brenda muajit shtator.

“Ne kemi bërë blerje e jo subvencionim të librave, si procedura nëse flasim, është formuar gjithmonë komisioni, i cili paraprakisht ka marrë informacione nga drejtoritë komunale të arsimit për numrin e saktë të nxënësve nëpër shkolla”, ka thënë Bytyqi.

I ftuar ishte edhe Enver Hoxhaj, ish-ministër i PDK-së  në kohën e së cilit kishte filluar shpërndarja e teksteve falas në gjithë Kosovën.

Ai nuk qe shumë i gjatë veç se anëtarëve të komisionit që vijnë nga pushteti i tha që tash është koha të flasin se si të filloj digjitalizimi i librave e jo blerja fizike e tyre.

Madje, Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka bërë një gjest paksa ironik karshi pushtetit në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore.

Gjatë seancës, Haxhiu i dorëzoi një “mirënjohje” modeste ish-ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, duke vlerësuar nisjen e shpërndarjes falas të teksteve shkollore nga ana e tij.

Dhe në fund ai që dëshmoi ishte edhe ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili pyetjeve kryesisht ju përgjigj se përgjegjësia vazhdimisht për veprimet në periudhën e udhëheqjes së tij ka qenë e Ministrisë së Arsimit e jo asaj të Financave.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika