Murati: Bllokada e opozitës po e pengon ndarjen e granteve komunale dhe dorëzimin e kornizës buxhetore

Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosjeka ka paralajmëruar për pasoja të shumta për shkak të mos-konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke fajësuar opozitën për bllokimin e këtij procesi.

Sipas tij, në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria nuk ka mundësi ta dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila duhet t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.

“Ngjashëm është puna edhe me Komisionin për Grante Komunale, ku ligji e kërkon pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet – në mungesë të Kuvendit funksional, nuk ka as Komision për Buxhet dhe s’ka kush të marrë pjesë në Komisionin e Granteve, gjë që e vonon edhe ndarjen e granteve komunale”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai ka theksuar se kjo situatë po e vonon edhe ndarjen e granteve për komunat, duke i bërë thirrje opozitës që të tërhiqet nga bllokada dhe të ndihmojë në konstituimin e Kuvendit.

“Prandaj është e domosdoshme që partitë opozitare të heqin dorë nga bllokada dhe të ndihmojnë konstituimin e Kuvendit sa më parë”, ka shtuar Murati.

LEXO EDHE:

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika