Murati: Në vitin e ardhshëm do ta rrisim vlerën e koeficientit nga 105 në 110 euro

Ministri Hekuran Murati ne Forumin për Qëndrueshmëri dhe Barazi Ekonomike

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se vlera e koeficientit të pagave në sektorin publik do të rritet vit pas viti, varësisht nga rritja ekonomike dhe produktiviteti.

Murati ka thënë se Qeveria e Kosovës planifikon që vitin e ardhshëm koeficienti të rritet nga 105 sa është tani në 110 euro.

Sipas tij, për tri vitet e ardhshme pritet që koeficienti i pagave të rritet.

Këto komente Murati i bëri për shkak të kritikave se disa kategorive të punësuar në sektorin publik u janë reduktuar pagat, teksa shtoi se nuk do të ketë reduktime në vitin e parë.

Sipas tij, Ligji i Pagave u ofron të punësuarve siguri afatgjatë, duke shtuar se nëse ka prej atyre që u janë reduktuar pagat, ato do të rriten nga viti në vit.

“U përmend çështja e Universitetit dhe disa kategori të tjera që mund të kenë pasur reduktim të pagës. Megjithatë kemi shtesën tranzitore të paraparë me ligj, vitin e parë askujt nuk i zbritet paga, në vitin e dytë të zbatimit shtesa tranzitore është 50% e diferencës mes pagës së re dhe pagës që ka qenë më herët, edhe kjo diferencë shkon duke u tkurrur. Sepse që vitin e ardhshëm do të kemi rritje të koeficientit nga 105 nga 110, pastaj çdo vit nga rritja e ekonomisë dhe produktivitetit. Pra deri në vitin e tretë ku parashihet të largohet shtesa tranzitore ne parashohim të ketë rritje të koeficientit dhe të përafrohet në nivelin që kanë qenë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për shtesat që i kanë marrë punëtorët e sektorit publik në bazë të përvojës së punës.

Murati ka thënë se me pagën bazë është ofruar siguri, për shkak se sipas tij shtesat nuk e ofrojnë një gjë të tillë.

“Shtesa e përvojës së punës, ju po thoni që ka pasur në të kaluarën paga bazë dhe shtesa, por me pagën bazë të rritur tash dhe me një pjesë të madhe të shtesave të përfshira janë arritur dy gjëra, ka siguri, shtesa është e pasigurt sot e ke nesër mund të mos e kesh. Paga bazë është në ligj, vetëm kuvendi mund të ta ndërrojë pagën”, ka thënë ai.

Përvoja e punës sipas tij llogaritet mbi pagën bazë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika