Murati për samitin BE-Ballkani Perëndimor: Është historike, për të herë të parë mbahet në Tiranë

Analisti nga Shqipëria, Erli Murati ka thënë se samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet këtë të martë në Tiranë është historike sepse për herë të parë liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në Tiranë

Analsiti nga Shqipëria, Erli Murati





Analisti nga Shqipëria, Erli Murati i ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se samiti BE-Ballkani Perëndimor është quajtur historik sepse është hera e parë që liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në Tiranë.

“Nga pikëpamja e qëndrimeve politike ose strategjike nuk pritet të ketë surpriza të mëdha. Ky samit mblidhet për të konfirmuar vullnetin e Bashkimit Evropian që Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe nuk mund të jetë nën ndikimin e vendeve të treta”.

Murati ka shtuar se vendimi për mbajtjen e këtij samiti është marr dhe pas agresionit rus në Ukrainë.

Ndërsa për protestën e ish-kryeminstrit Sali Berishës, e cila do të mbahet këtë të martë, Murati ka shtuar se është e drejtë ligjitime dhe ka të drejtë të ushtrohet në demokraci. Problemi i protestës, sipas Muratit është kur protestat tentojnë të pengojnë disa ngjarje dhe zhvillime.

Murati ka shtuar se ky samit duhet të konsiderohet mbi gjithçka dhe shtoi se protesta e opozitës duhet te mbahet jashtë ndërtesës së Qeverisë.

“Berisha është një politikan me eksperiencë dhe ai e di që pëngimi i samitit do të ishte kundërproduktiv edhe për vetë atë”, ka thënë tutje ai.





Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika