Murati: Sot kujtojmë gratë shqiptare që ishin shtyllë e përpjekjeve për emancipim shoqëror e liri kombëtare

Valon Murati, Lëvizja për Bashkim

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kujtuar përpjekjet e grave për emancipim shoqëror e liri kombëtare. Sipas Muratit ende ka punë për t’u arritur barazia, por në këtë përpjekje gratë nuk janë të vetëm.

“Sot me 8 Mars kujtojmë përpjekjet e grave ndër shekuj për liri individuale dhe barazi në shoqërinë njerëzore ende të dominuar nga vlerat patriarkaliste”.

“Si rezultat i punës së tyre, i luftës së tyre përparimi është i madh, por vetëm përparimi, sepse për të arritur tek barazia ka ende shumë punë. Sot kujtojmë edhe të gjitha gratë shqiptare që ishin shtyllë e përpjekjeve për emancipim shoqëror e liri kombëtare”, ka shkruar ai.

Më tej, Murati ka thënë se beteja për barazi gjinore vazhdon.

“Nderim përpjekjeve për barazi ndër shekuj. E urime me besimin se çdo vit do të jetë një hap para drejt barazisë dhe heqjes së zingjirëve patriarkalist. Në këtë betejë gratë jam i bindur nuk do të jenë vetëm”, ka përfunduar Murati.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika