Murati takon deputetët gjermanë, diskutojnë për ekonominë dhe punësimin

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë ditës së sotme [e martë] ka pritur në takim deputetët e Komisionit për Çështje të Punës dhe Sociale të parlamentit gjerman.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, thuhet se tema e diskutimit ka qenë fusha e punësimit.

“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekurani Murati priti sot në takim deputetët e Komisionit për Çështje të Punës dhe Sociale të parlamentit gjerman. Takimi u fokusua në situatën ekonomike të vendit, me theks të veçantë në fushën e punësimit. Ministri Murati e njoftoi Komisionin lidhur me kushtet e tregut të punës në Kosovë, duke përmendur rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve si një ndër të arriturat kryesore në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim u tha se deputetët gjermanë janë njoftuar edhe për proceset e aspektit administrativ, duke theksuar riorganizimin e Agjensisë së Punësimit dhe ngritjen e kapaciteteve të Inspektoriatit të Punës.

“Deputetët gjermanë u njoftuan edhe lidhur me proceset që po ndërmerren nga aspekti administrativ, përfshirë këtu riorganizimin e Agjencisë së Punësimit, ngritjen e kapaciteteve të Inspektoriatit të Punës e kështu me radhë. Së fundmi, Ministri dhe deputetët gjermanë diskutuan lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira mes të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika