Murati: Vlera e koeficientit për vitin e ardhshëm pritet të jetë 110

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se vlera e koeficientit për paga është përcaktuar në bazë të kalkulimit dhe se është bërë një punë që mundëson një planifikim më të saktë edhe në vitet në vijim duke thënë se vlera e koeficientit për vitin 2024 do të jetë 110 euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati në konferencë për media

Ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ku është përcaktuar vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave ka thënë se vlera e koeficientit për vitin 2023 që është përcaktuar se do të jetë 105 do të hyjë në fuqi më 5 shkurt.

Ndërsa ka bërë të ditur se vlera e koeficientit për vitin 2024 pritet të jetë 110.

“Në fund të muajit shkurt do të dalin pagat e reja, është bërë punë e jashtëzakonshme, sistem që më në fund vihet në binar, si rritje e buxhetit paraqet rritjen më të lartë, kemi një rritje të re krahasuar me shpenzimet e pagave të vitit 2022-2023″, ka thënë Murati.

Ai ka thënë se përveç koeficientit të pastër që është 105 ka edhe shtesa që përbëjnë afërsisht 12 përqind, të cilat varësisht prej punës, bazohen në ato si kushtet e tregut, rrezikshmërinë në punë e të tjera.

“Konsideroj se është bërë punë e mirë e po vihet në vend një sistem, që mundëson rregullimin e drejtë e të barabartë për pagat e të gjithë shërbyesve civilë, e na mundëson ne që të kemi planifikim më të saktë, për vitet në vijim e të ketë lëvizje të vazhdueshme,  varësisht nga kalkulimet që kemi bërë për rritje ekonomike të këtij viti, presim të jetë në vlerën e 110 euro”, tha Murati.

Ndër të tjera ai ka thënë se vlera e koeficientit për paga është përcaktuar në bazë të kalkulimit dhe se është bërë një punë që mundëson një planifikim më të saktë edhe në vitet në vijim.

“Është arritur te vlera e koeficientit për 2023, dhe ai është 105 ndërsa në janar të vitit 2024 do të jetë 110”, ka thënë Murati.

Murati në pyetjet e bëra nga gazetarët, u shpreh i bindur se vlera e koeficientit do të vlerësohet dhe pritet mirë nga qytetarët.

Por, sipas tij një gjë e tillë do të mirëpritet atëherë kur të shihet efekti real.

Murati ka kritikuar të tjerët që vendosin vlera për koeficientin duke thënë se janë shifra nga ajri dhe pa llogaritje.

“Ne jemi shtet, jemi qeveri dhe vlerat e shifrat duhet të bëhen në bazë të llogaritjeve të sakta dhe hapësirave e kufijve ligjor që i kemi. Siç edhe e thash buxheti që kemi ndarë për vitin aktual për pagat është 745.5 milionë euro. Pra, krahasuar me pagat e vitit paraprak dhe shpenzimi për pagat është për 105 milionë euro më i lartë. Domethënë ky 105 milionë euro shpërndahet si rritje tek të gjithë, sidomos tek ata që kanë qenë me paga më të ulëta. Besoj që kjo është mirëpritur dhe do të mirëpritet nga të gjithë kur e shohin edhe efektin real. Tani hamendësimet me vlera të ndryshme të cilat merren nga ajri dhe pa përllogaritje mund edhe të jenë edhe në nivele të imagjinares dhe pa kurfarë llogaritje”.

“Mirëpo, ato nuk qëndrojnë dhe nuk janë të sakta dhe janë të pamundshme. Pra, ne mund të flasim çka është e mundur dhe konsideroj që me një rritje të tillë është bërë një hap shumë i mirë, rritja ka qenë efekti dytësor”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se vlera do të pritet mirë edhe nga shërbyesit publikë, pasi i trajton ata në mënyrë të barabartë.

“Konsideroj që kjo vlerësohet edhe nga gjithë shërbyesit publikë, pra ka barazi në trajtimin e tyre dhe po ashtu do të marrin edhe pagën me rritje si rezultat i rritjes së tavanit buxhetor që e kemi bërë për këtë vit”, ka vijuar Murati.

Ndryshe, të mërkurën, Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105.

Kurti: 105 është vlera e koeficientit për vitin 2023

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika