Vedat Muriqi është shpallur lojtari më i mirë i muajit janar në La Liga.
Çmimi iu dorëzua zyrtarisht të dielën, para fillimit të ndeshjes mes RCD Mallorca dhe Real Betis.
Sulmuesi kosovar po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon.
Ai është golashënuesi i dytë më i mirë në ligë me 15 gola të realizuar, ndërsa ka kontribuar edhe me një asistim.
Listës së golashënuesve i prin francezi Kylian Mbappe me 23 gola të shënuar.
🏴☠️ @MuriqiVedat recoge el premio a mejor 𝐉𝐔𝐆𝐀𝐃𝐎𝐑 𝐃𝐄𝐋 𝐌𝐄𝐒 de enero en #LALIGAEASPORTS.
❤️ @RCD_Mallorca 🖤#LALIGAPOTM | #PREMIOSLALIGA@easportsfces | #InsideLALIGA pic.twitter.com/3vtwmsbfx4
— LALIGA (@LaLiga) February 15, 2026