Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur optimizëm të madh para ndeshjes vendimtare për kualifikim në Botëror ndaj Turqisë, që luhet të martën.
Në konferencën për media para stërvitjes së fundit, Muriqi theksoi rëndësinë e kësaj përballjeje dhe besimin e skuadrës në një rezultat pozitiv.
“Pas pavarësisë do të jetë lumturia më e madhe për shtetin tonë. Nesër besojmë fuqishëm në fitore. Për tifozët shpresojmë të na përkrahin dhe së bashku ta bëjmë ëndrrën realitet”, deklaroi ai.
Ai shtoi se ekipi ka përvojë në ndeshje të tilla dhe se atmosfera brenda grupit është shumë e mirë.
“Kemi përvojë në ndeshje si kjo. Jam krenar që jam kapiten i këtij ekipi në finalen historike për Kombëtaren. Kemi atmosferë jashtëzakonisht të mirë, të shkëlqyer. Nesër shpresojmë shumë në sukses”, u shpreh Muriqi.