Muriqi shumë afër mbetjes te Mallorca

Vedat Muriqi është shumë afër që të mbetet te spanjollët e Mallorca-s edhe për sezonin e ardhshëm.

Vedat Muriqi në mbetet te spanjollëve te Mallorca

Pasi ishte një nga pikat kyçe që piratët të mbesin në ligë, iberikët kërkojnë që ta kompletojnë transferimin e golashënuesit më të mirë në histori të Kosovës.

Vedati kaloi një aventurë shumë të mirë në Turqi te Fenerbahce, por pas transferimit te Lazio ai nuk gjeti vazhdimësinë.

Në janar të këtij viti, Muriqi u bashkua me ekipin nga Spanja në formë huazimi por tani duket se Mallorca do të kompletojë transferimin e plotë.

Lazio kërkon 12 milionë euro për transferimin e Muriqit, por pritet që palët të dakordohen për një shifër rreth 10 milionë euro.

Sa i përket klubeve tjera të interesuara për shërbimet e sulmuesit të Kosovës, në garë mbesin edhe Galatasaray dhe Fenerbahce, por Muriqi preferon të qëndrojë në La Liga.

 

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika