Murtaja afrikane e derrave po përhapet në Serbi, fermat janë shkatërruar për shkak të eutanazisë

Murtaja afrikane e derrave është një epidemi e rrezikshme që po përhapet në territorin e Serbisë. Numri i fermave të prekura është në rritje, me mijëra derra që janë eutanazuar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes

Murtaja afrikane e derrave po përhapet dita-ditës në territorin e Serbisë. Sipas të dhënave që mediumi serb N1 i ka marrë nga Ministria e Bujqësisë së Serbisë, në më pak se dy muaj murtaja është konfirmuar në 814 ferma, 662 derra kanë ngordhur nga sëmundja dhe gati 11 mijë janë vrarë. Veterinerët thonë se sëmundja nuk transmetohet te njerëzit dhe kafshët e tjera.

Murtaja afrikane e derrave është përhapur në tri komuna të tjera në vetëm katër ditë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Administratës së Veterinarisë, Millosh Petroviq, tha të enjten se sëmundja është e pranishme në 27 komuna, ndërsa sot Ministria e Bujqësisë në njoftimin e saj theksoi se 30 komuna janë të rrezikuara. Të dhënat tregojnë se sëmundja përhapet shumë lehtë dhe shpejt.

“Për arsye se nuk ka vaksinë, për arsye se nuk mund të trajtohet, nuk ka serum dhe të gjithë derrat duhet të hiqen nga çdo shtëpi që hyn”, thotë Vukashin Miniq.

Në përgjigjen e saj për N1, ministria thekson se në periudhën nga 1 qershori deri më sot, sëmundja është konfirmuar në 814 ferma. Fakti që në më pak se dy muaj u eutanizuan 10 mijë e 696 derra të kategorive të ndryshme, tregon se sëmundja ka marrë një kthesë serioze.

“Është shumë e vështirë të zhduket, sepse sëmundja qëndron në tokë për një kohë të gjatë, madje deri në tri vjet. Qëndron në palcën e eshtrave të kockave të gjata deri në tri vjet”, ka shpjeguar Miniq.

“E vetmja zgjidhje që ekziston, për të parandaluar sëmundjen, është eutanazia e të gjithë derrave në fermën ku është konstatuar sëmundja. Dhe ka masa të tjera”, ka thënë ai.

“Ndër to janë ndalimi i organizimit të panaireve, ekspozitave dhe tubimeve të tjera të kafshëve, shitjes së ushqimit me origjinë shtazore dhe ushqimit për kafshë jashtë ambienteve të biznesit, si dhe funksionimit të tregjeve të blegtorisë”, ka përfunduar Miniq, përcjell Dukagjini.com.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika