Murtezaj: ATK ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka prezantuar rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për gjashtë muajt e kaluar të vitit 2022. Ai ka deklaruar se gjatë këtyre muajve, ATK-ja ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), për gjashtë muaj ka mbledhur të hyra mbi 355 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, i cili në konferencë për media të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor të vitit 2022.

“Të hyra prej 355.5 milionë euro tatime, në krahasim me planin kemi rritje prej 26.5 milionë euro, apo 8.1 për qind”, ka deklaruar Murtezaj.

Po ashtu, Murtezaj tregoi se cilët ishin faktorët që ndikuan në rritjen e të hyrave, ku sipas tij ka ndikuar fuqizimi i kontrollit të brendshëm në shpenzimin e parasë publike, pra rritja e kontrollit dhe llogaridhënies ka rritur besimin e bizneseve.

Ilir Murtezaj, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës gjatë konferencës për media, 12 korrik 2022

“Në rritje ka ndikuar fuqizimi i kontrollit të brendshëm, pra rritja e kontrollit dhe llogaridhënies, rritja e transparencës. Kur kemi transparencë në shpenzimin e parasë publike, rritet besimi i bizneseve, ka transparencë edhe brenda institucionit. Gjithashtu ka ndikuar edhe rritja e efikasitetit të borxheve tatimore dhe digjitalizimi i shërbimeve”, tha ai.

Gjithashtu, ai ka bërë edhe prezantimin e reformave të rimbursimit të tatimeve, ku tha se është kthyer besueshmëria në këtë proces.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika