Mushkolaj komenton deklaratën e Abdixhikut: Po tingëllon si njëfarë analisti

Analisti, Imer Mushkolaj

Gjersa theksoi se reagimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte ditë më vonë pas takimit në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Abdixhiku po tingëllon si një “analist” në deklaratat e tij.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Mushkolaj ka deklaruar se Abdixhiku nuk ka harruar qasjen analitike të tij gjersa theksoi se edhe Qeveria Hoti ishte pjesë e procesit të dialogut me Serbinë.

“Çuditërisht, Abdixhiku reagon pas disa kohësh…reagon pas një jave, ndërkohë që janë harxhuar…Abdixhiku po na ting֝ëllon si njëfarë analisti, po duket se ende nuk ka harruar atë qasjen analitike në studio televizive. Cili është opsioni i LDK-së në këtë rast? Cila është përgjegjësia e LDK-së në këtë proces?”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai theksoi se tashmë kryetari Abdixhiku po konstaton diçka e cila dihet botërisht.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me draft-statutin e përpiluar nga Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilin ai e ka titulluar “shtet brenda shtetit”.

“Dokumenti i draft-statutit, i përpiluar nga Ekipi Menaxhues, e i bërë publik në medie është më tepër se Asociacion dhe është më tepër se Autonomi – është shtet brenda shtetit; Republikë brenda Republikës”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ky draft-statut në të 67 nenet e në nëntë kapitujt e tij, projekton Federalizimin e Kosovës si koncept të ri organizativ pas shpalljes së pavarësisë.

Po ashtu, ai ka thënë se një organ që nxjerr ligje dhe merr kompetenca nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, nuk ka vend në rregullimin tonë shtetëror dhe kushtetues.

“Si i tillë, ai jo vetëm që duhet të refuzohet si bazë negociuese, por dhe të refuzohet si ambicie politike. Në Kosovë nuk do të ketë parti, nuk do të ketë Qeveri e nuk do të ketë njeri që mund ta pranojë një organizim të tillë”, ka thënë tutje ai.

Gjithashtu, ai i ka bërë apel Qeverisë që në procesin e ardhshëm ta marrë pronësinë.

“Asociacioni bëhet nga institucionet tona dhe atë vetëm brenda rendit tonë kushtetues. Çdo ikje nga përgjegjësia është dorëzim dhe çdo dorëzim sjell dokumente e koncepte të tilla; siç ka ndodhur dhe me këtë tani”, ka thënë kreu i LDK-së.

Për themelimin e këtij Asociacioni, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë. Beogradi ka insistuar në kompetenca të gjera për këtë Asociacion, ndërsa Prishtina i ka kundërshtuar ato, duke thënë se mund ta rrezikojnë funksionalitetin e shtetit.

Sipas zyrtarëve të BE-së, hapi i parë drejt themelimit të Asociacionit është bërë në Bruksel, me paraqitjen e draft-statutit të tij, edhe pse palët kanë shprehur qëndrime shumë të kundërta në lidhje me atë dokument.

Drafti-statuti u paraqit nga një Ekip Menaxhues – i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb – gjatë një takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel.

Kurti ka thënë se ky dokument është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, ndërsa Vuçiq ka kritikuar Kurtin që nuk po e zbaton “obligimin e dhjetë vjetëve më parë”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika