Mushkolaj për Qeverinë Kurti në çështjen e vizave: Asnjë qeveri nga 2011 nuk ka qenë më e përmbajtur

Se a e gjeti Kryeministri Kurti të gatshëm procesin e deritanishëm të liberalizimit të vizave dhe se a ishte kjo e fundit ajo më e kujdesshmja në të dhënit premtime para përfundimit të çështjes, flasin analistët Imer Mushkolaj dhe Dardan Gashi

(Në të majtë) Dardan Gashi dhe Imer Mushkolaj (në të djathtë)





Analisti Imer Mushkolaj e ka cilësuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, aktualisht Qeverinë Kurti sikurse më të përmbajturën që nga viti 2011.

I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Mushkolaj ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ndër vite ka qenë një çështje e shfrytëzuar nga subjektet politike në kohën e fushatave.

“Qeveria aktuale është treguar shumë më e përmbajtur në raport me dhënien e datave, në krahasim me të kaluarën… Asnjë qeveri nga viti 2011 nuk ka qenë më me përmbajtur”, ka deklaruar Mushkolaj gjersa ka thënë se niveli ishte aq i ulët sa që me një çështje të tillë është luajtur ndër vite.

Krahas kësaj, sipas tij Qeveria e Kurtit është treguar e kujdesshme në të dhënit data dhe konkluzione pa mbaruar takimi në Bruksel.

Ndonëse një e tillë nxiti reagimin e Dardan Gashit, ky i fundit ka thënë se nuk kishte të bënte me një lojë por vetëm shtesë të kushteve.

“Ka pasur kushte të reja. Qeveria Kurti e ka gjetur të gatshëm procesin dhe prapë nuk ka arritur të bëj gjë”, ka thënë Gashi.

Ky i fundit ka thënë se çështja e sistemit ETIAS është një çështje e cila nuk ka të bëj me Kosovën.

Çfarë është ETIAS-i, çështja që po kushtëzon Kosovën për heqjen e vizave?

ETIAS apo ndryshe “Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit” është një program i krijuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të mbrojtjes dhe forcimit të kufinjëve të tij.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e këtij sistemi. Një kërkesë e tillë erdhi nga Franca dhe e njëjta u mbështet edhe nga Belgjika, Suedia, Holanda dhe Spanja.

Kosova kushtëzohet për liberalizim të vizave





Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika