Mushkolaj: Policët në veri janë të ndikuar nga strukturat serbe

Pas një provokimi të Nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq që kishte "sfiduar" shtetin e Kosovës, Mushkolaj shprehet i bindur në lidhje me "miqtë" e tij prezentë në Kosovë. Mirëpo, sipas tij dhe Istrefit, mesazhi i tij ishte më shumë për serbët lokalë sesa për institucionet e Kosovës

Imer Mushkolaj
Imer Mushkolaj

Imer Mushkolaj ka thënë se pretendimet që nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, Milan Radojçiq udhëheq veriun nuk janë diçka e re, por një udhëheqje e tillë, sipas tij, është e ndihmuar nga policët në veri të vendit, të cilët janë të ndikuar nga strukturat serbe.

I ftuar në Debat Plus, analisti Mushkolaj ka thënë se nuk mund të pritet që Policia në veri të vendit të veprojë kundër strukturave, të cilat u japin presion, e dikur privilegje.

“Ne e dimë kush janë shumica e policisë në Kosovë, me marëveshjet e Brukselit veç e kanë ndërruar uniformën prej mbrojtjes territoriale , strukturave civile, rojave të urës ata veç e kanë ndërruar uniformën. Nuk mund të presim nga njerëzit që kanë pasur privilegje ose presion prej këtyre strukturave për të vepruar kundër strukturave të njëjta”, ka thënë ai, gjersa ka shtuar se ata “janë policë të Kosovës formalisht, mirëpo janë nën ndikimin e strukturave atje”.

Ndër të tjera, Mushkolaj ka përmendur aksionin e sekuestrimit të kamerave të sigurisë të vendosura nga strukturat ilegale serbe në komunën e Shtërpcës, përgjatë të cilit, reagimi i serbëve civilë ishte indiferent.

“Thjesht thojshin policia e kryn punën e vet dhe kjo është në rregull”, ka thënë Mushkolaj, duke shtuar se strukturat civile serbe nuk janë të ndikuara si më parë.

Për videon e Radojçiq në veri të vendit, Mushkolaj e ka konisderuar edhe një mesazh më shumë për serbët lokalë sesa për institucionet e Kosovës, e të njëjtin mendim ndan edhe Dibran Istrefi.

Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini thotë se një video e tillë është bërë edhe për të mobilizuar grupet e tjera të krimit të organizuar, prezente në veri të Kosovës.

Veprimtaria e grupeve të tjera të krimit  të organizuar, sipas Istrefit, ka bërë që Radojçiq të ketë “një humbje territorial, një humbje të habitatit”.

Ndër të tjera,  ai nuk ka mohuar as ndërlidhjen e tij me grupin “Mjekrrat”

“Radojçiqi është shefi i një grupi kriminal të rrezikshëm në veri të Kosovës të njohur si ‘Mjekrrat’, persona që kanë të kaluar të vrazhdët kriminale në Serbi, janë arratisur nga ato zona dhe strehuar në veri”, ka thënë Istrefi, duke shtuar se ky grup ndihmon në vazhdimin e bizneseve të Radojçiq.

Para pak ditësh, Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, kishte “sfiduar” shtetin e Kosovës, duke e postuar një video nga pjesa veriore e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika