Mushkolaj: Rezultatet e dobëta në PISA, shkak i një sistemi arsimor të keqmenaxhuar dhe keqndërtuar

Rezultatet e testit "PISA 2022" u publikuan të martën, dhe Kosova shfaqet në vendet e fundit në këtë vlerësim ndërkombëtar të cilësisë së arsimit. E analisti, Imer Mushkolaj, ka vlerësuar se rezultatet e dobëta në PISA janë rezultat i një sistemi arsimor të keqmenaxhuar dhe të keqndërtuar gjatë viteve

Imer Mushkolaj

Rezultatet e testit “PISA 2022” u publikuan të martën, e Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit.

Sipas njohësit të çështjeve politike, Imer Mushkolaj, rezultatet e dobëta në PISA janë shkak i një sistemi arsimor të keqmenaxhuar dhe të keqndërtuar ndër vite.

“Natyrisht përgjegjësinë duhet me adresu. Po të gjithë e dimë se jo përgjegjësi nuk i takon vetëm kësaj qeverie, është një rezultat i një sistemi arsimor të keqmenaxhuar edhe të keqndërtuar ndër vite”,

Por, Mushkolaj ka theksuar se me këtë kritikë edhe ndaj qeverive të kaluara nuk është duke e amnistuar qeverinë aktuale.

“Me këtë nuk dua ta amnistoj përgjegjësinë që ka koalicioni aktual, pushteti aktual në këtë çështje. Por këto janë rezultate që mund të përmirësohen brenda një kohe të shkurtër, pa e pasur së pari një strategji praktike qysh me iu qasë kësaj çështje.

Përtej deklaratave të ministres ose zyrtarëve të tjerë të cilët na thonë dy ose tri arsye se pse ka mundur Kosova të renditet kaq ulët si pandemia, ministrja na e përmendi edhe ndërrimin e qeverive e tjera. Megjithatë, në sistemin arsimor si të plotë fusha tjera na mungon sistemi, e kemi një sistem që nuk o sistem në kuptim organizativ në kuptim e mirëfilltë, se çka apo dëshirojmë me arritë”, ka theksuar Mushkolaj.

Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë.

Në matematikë Kosova është në vendin e 74-t nga 80 vende pjesëmarrëse, me 11 pikë më pak krahasuar me vitin 2018.

Dallimet gjinore në matematikë në Kosovë nuk ka, 355 pikë vajzat, 355 pikë djemtë.

Në lexim, Kosova është e 76-ta nga 80 vendet pjesëmarrëse, me 342 pikë.

Në shkencë, Kosova renditet e 77-ta nga 80 vende pjesëmarrëse, me 357 pikë, në këtë fushë ka rënie më të ulët për 6 pikë krahasuar me vitin 2018.

Në lexim, në të gjitha vendet vajzat kanë performuar më mirë sesa djemtë. Në shumicën e shteteve vajzat kanë performuar më mirë edhe në shkencë.

20 për qind e nxënësve kosovarë, sipas testit PISA kanë arritur nivelin e kënaqshëm, kurse të tjerët janë nën nivelin e kënaqshmërisë.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka theksuar se këto kanë qenë rezultate të pritshme, duke i pasur parasysh problemet me mësimin gjatë pandemisë.

“Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjellë sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve. Këtu e shtojmë edhe ndërrimin e qeverisjeve. Por, ne e kemi pasur fokus në zhvillimin e politikave për përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka thënë Nagavci në një konferencë për shtyp gjatë ditës.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika