Mushkolaj: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës duhet të hiqen

Analisti Imer Mushkolaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës duhet të hiqen.

“Duhet të hiqen sanksionet, për shkak se ajo çfarë ka ndodhur me zgjedhjet në veri në njëfarë forme e ka legjitimuar këtë të drejtën e Kosovës për t’ia hequr sanksionet”, ka thënë Mushkolaj.

Analisti është shprehur se ajo çfarë ka ndodhur me votimet e fundit në veri ia ka dhënë të drejtën Kosovës.

Këtë, Mushkolaj e ka thënë në kuptimin që i ka organizuar këto votime dhe përmbushjen e aspektit të sigurisë.

Mushkolaj është shprehur se sanksionet vendosen shumë lehtë, por që hiqen shumë vështirë, bazuar në burokracinë e BE-së.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika