Musliu: Dejona Mihali është instrument përmes së cilës Kurti shtrin diktaturën në institucionet e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar në një intervistë se koordinatorja e Komiteteve në LVV, Dejona Mihali, "është instrument i kryeministrit Albin Kurti për të shtrirë diktaturën në institucionet e Kosovës"

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka folur për Qeverinë e Kosovës, e cila udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, zgjedhjet e mundshme të përgjithshme si dhe përleshjen fizike që ndodhi mes deputetëve të partisë së saj, atyre të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) e ministrave.

Në një intervistë me kryeredaktorin e portalit Telegrafi, Muhamet Hajrullahu, ajo ka folur edhe për Koordinatoren e Komiteteve në LVV, Dejona Mihalin, për të cilën ka thënë se i ka nën kontroll të gjithë deputetët e partisë në pushtet.

Musliu mes tjerash ka thënë se Dejona Mihali është instrument përmes së cilës kryeministri Albin Kurti “e shtrin diktaturën në institucionet e Kosovës”.

“Dejona Mihali është një e punësuar nga Albin Kurti. Nuk e di nga kush e si paguhet, por qeverisë me shtetin e Kosovës. Ia ka jep Albin Kurti këtë kompetencë. Është ajo e cila komplet deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i ka në kontroll”.

“Deputeti i LVV-së e merr nga Dejona Mihali komandën se çka duhet me votu e çka jo. Nuk do të thotë se ky është qëndrimi i Dejona Mihalit, ky është qëndrim i Albin Kurtit. Ai e ka instaluar atë si instrument”, ka deklaruar deputetja opozitare.

Tutje, ajo ka thënë se tendenca e militantëve të LVV-së për ta shkëputur Dejona Mihalin nga Albin Kurti është e rrezikshme.

“Në momentin kur deputeti që i ka marrë 70 mijë vota nga qytetarët nuk guxon me pas qëndrim për asnjë çështje, por e pret mesazhin nga Dejona Mihali është më shumë se fuqi”, është shprehur Musliu.

Sa i përket mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në shtator, ajo ka thënë se një gjë të tillë po e kërkojnë edhe qytetarët jo vetëm opozita.

“Ata të cilët po ballafaqohen çdo ditë me presionin, padrejtësitë, shantazhet dhe keqqeverisjen e Albin Kurtit. Kur qytetari direkt kërkon zgjedhje ne e kemi shumë më lehtë që t’i plasojmë idetë e tona. Sot me këdo që takon, qoftë me furrtarin qoftë me taksist, kamerier apo udhëtar në autobus, kërkon zgjedhje. Pyetje kryesore është ‘Ku po shkon kjo qeveri’”, është shprehur deputetja e PDK-së.

Në fund, ajo ka thënë se PDK-ja do të bashkohet çdo herë me qytetarët e Republikës së Kosovës, që vendi të ketë një qeverisje të mirë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika