Musliu diagnostikohet me një problem në zemër, tërhiqet përkohësisht nga puna

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për problem në zemër, e cila do të kryhet jashtë vendit. Ajo ka njoftuar në rrjetin social, Facebook, se ka vendosur të largohet përkohësisht nga detyra e deputetes në Kuvendin e Kosovës

Kryetarja e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila do të kryhet jashtë vendit.

Deputetja Musliu ka thënë se është diagnostikuar që dy vjet me një problem në zemër.

Ajo ka shkruar në rrjetin social, Facebook se do të largohet përkohësisht nga puna e saj si deputete e Kuvendit të Kosovës.

“Tani, me rekomandim të mjekëve kosovarë, më duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila (për fat të keq) do të kryhet jashtë vendit, pasi që mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka falënderuar repartin e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në QKUK, Spitalin Amerikan që janë kujdes për të dhe të gjithë ata të cilët janë lutur dhe i kanë uruar gjithë të mirat.

“Gjatë gjithë kohës jam trajtuar në Kosovë dhe dua të falënderoj të gjithë mjekët që punojnë në repartin e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në QKUK dhe në Spitalin Amerikan që u kujdesën për mua. E falënderoja po ashtu çdo institucion dhe çdo individ që ishte pranë meje dhe më ofroi mbështetje”, ka shkruar Musliu në Facebook.

“Mëqe me duhet të tërhiqem përkohësisht nga puna ime e përditshme, dua t’ju falënderoj të gjithëve  pa dallim, që më keni shkruar, jeni lutur për mua dhe më keni uruar gjithë të mirat”, ka thënë mes të tjerash ajo.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika