Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për në orën 16:00 pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, ka nisur me mbi 30 minuta vonesë.
Vrasja e saj ka nxitur reagime nga përfaqësues të institucioneve, të cilët kanë kërkuar zbardhjen e plotë të rastit dhe hetimin e përgjegjësisë së mundshme institucionale për trajtimin e kërkesave të viktimës.
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka kërkuar hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm, duke theksuar se duhet të shqyrtohen jo vetëm rrethanat e vrasjes, por edhe mënyra se si institucionet i kanë trajtuar kërkesat e viktimës dhe nëse kanë ndërmarrë masat e nevojshme për ta mbrojtur.
Ndërkohë, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport të detajuar për rastet e raportuara nga tashmë e ndjera, si dhe verifikimin e veprimeve të Policisë, për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje, neglizhencë apo lëshime institucionale.