Musliu e quan gënjeshtar Vuçiqin për “snajperë safari” në Sarajevë, pati deklaruar se shkoi si vullnetar më 1994

Agim Musliu, ekspert i sigurisë

Eksperti i Sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mohoi përfshirjen e tij në “turizmin e snajperëve” gjatë rrethimit të Sarajevës, duke e quajtur përfshirjen e një “gënjeshtër”.

Musliu, vlerëson se Vuçiqi është gënjeshtar dhe nuk po di se cilën gënjeshtër të prezantoj teksa kthehu në kujtesë një deklaratë të bërë nga vetë ai më 1994 ku kishte pranuar se kur pati filluar lufta në Bosnjë ishte paraqitur si vullnetar, njofton Dukagjini.

“Gënjeshtari Vuçiq nuk mund të përcaktohet cilën gënjeshtër ta prezanton. Modele të reja tripodesh apo umbrellash por me paisje snajperi?! Ai dje mohoj të ketë marr pjesë në ne Safari por ka harruar qe në vitin 1994 pati deklaru: “Kur filloi lufta në Bosnje, unë shkova në Sarajevë dhe u paraqita si vullnetar. Nuk isha anëtar i ndonjë partie, thjesht shkova. I njihja disa miq dhe për këtë arsye shkova të mbroj serbët. Kam qenë për një kohë në varrezat hebreje.”

Musliu ka kërkuar përgjigje duke pyetur se çfarë ka bërë Vuçiqi saktë në pozicionin e varrezave hebreje dhe në çfarë operacione ka marrë pjesë?

Tutje, ai ka thënë se Vuçiqi është i njëjti me Milan Radojqiqin i cili sipas tij, dirigjon struktura ilegale serbe në Kosovë.

Vuçiq mohon përfshirjen në “snajperë safari” gjatë luftës në Bosnjë

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika