Musliu-Mihalit: Këto janë lotë krokodili të LVV-së për Gjykatën Speciale

Ganimete Musliu, PDK

Koordinatorja e Komiteteve në LVV, Dejona Mihali, dje përmes një postimi shkroi se para 9 viteve deputetët e PDK-së dhe LDK-së, votuan për themelimin e Gjykatës Speciale.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një postimi i ka quajtuar “lot krokodili” të Lëvizjes Vetëvendosje e të Dejona Mihalit për Gjykatën Speciale.

Musliu shkruan se LVV në Kuvendin e Kosovës asnjëherë nuk kanë votuar kundër Gjykatës Speciale, vetën janë shprehur se gjoja janë kundër.

“Krejt populli e dinë se pas Serbisë , LVV është përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale. Që të kuptohet drejt në Kuvendin e Kosovës LVV nuk ka votuar asnjëherë kundër Gjykatës Speciale, ata vetem deklartivisht janë shprehur gjoja janë kundër Gjykatës Speciale derisa ne anën tjetër bartës politik të LVV-së kanë punuar nën-tokë per te themeluar Gjykaten Speciale.”

Ndonëse deklarativisht thotë që LVV ishte kundër themelimit të kësaj gjykatë, asnjëherë nuk ndërmorën veprim për ta ndaluar.

“Pra, LVV kundershtonte themelimin e Gjykates Speciale në Hagë nga Kuvendi i Kosoves, veç sa për “sy e faqe” sepse në prapavi punuan fort që kjo gjykatë të bëhëj. Sot, ata që dikur me mburrje pohonin se po e ndihmonin prokurorinë me dosje, janë anëtarë të kabinetit qeveritar të Albin Kurtit. Sot, para Késhillit të Sigurimit të OKB-së, ministrja e Albin Kurtit merr lëvdata nga Serbia, për bashkëpunim në këtë çështje. Janë bashkëpunëtorë e bashkëqeverisës të po këtij Albin Kurti që në foltore te Kuvendit ka akuzu UÇK se ka ba krimet me makabre, të po këtij Albini që i thërriste “Hashim shko ne Hagë”.

E këtë Musliu po e quan parullë që nuk ishte shprehje e dëshirës vetëm e kryeministrit por edhe e përkrahësve të tij.

“Dhe kjo parullë nuk ishte shprehje e dëshirës vetëm e Albinit, por edhe e shume bashkëpartiakëve e përkrahësve te Kurti, njejtë siç ishte dëshirë edhe  e Serbisë dhe armiqëve të lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. E këtë të krisur, për fatin e keq, po në Kuvendin e Kosovës, kundër çdo rregulli të demokracisë parlamentare e kontrabanduan në postin e kryeministrit të Kosovës.”

Musliu thotë se e gjithë kjo po ndodh në prag të zgjedhjeve.

“Tani në prag të zgjedhjeve, i gjendur para dështimit të tij të madh, e paska mxjerrë në fushbetejë “kryegestapon-ë” e tij Dejona Mihajlovsken për të filozofuar për patriotizëm. Çfarë hipokrizie! Çfarë mjerimi! Heshtni me mirë. Mos folni fare sepse ju njohjm mirë kushi jeni dhe për kënd punoni. E dijmë shumë mirë se po të kishit mundësi, asnjë pjesëtarë të UÇK-së nuk do ta lënit në liri.

“E dimë ne e do ta dinë brezat që vijnë se kush punoi për e kush kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. E dimë ne e do ta dinë edhe brezat që vijnë se kush është Hashim Thaçi e Kadri Veseli e kush ishte Albini e Dejona.  ATA do të kthehen me lavdi e ju do të kujtoheni për tradhëti. Zgjedhjet erdhen, ju shkuat.”

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika