Musliu: Lista Serbe është “kali i Trojës” në Kosovë, prezantuese direkte e interesave të Putinit

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, duke komentuar ndikimin rus në Ballkan, ka thënë se Lista Serbe është “kali i Trojës” në Kosovë, duke theksuar se ajo është prezantuese direkte e interesave të presidentit rus, Vladimir Putin.

Sipas Musliut, pjesëtarët e e Listës Serbe kanë qenë disa herë në Rusi për të tu konsultuar me Putinin dhe kanë konsultime të rregullta me presidentin serb, Aleksandër Vucic.

“Lista serbe është kali i Trojës në Kosovës, ajo është prezantuese e direkte e e interesave të Putinit. Pjesëtarët e e saj kanë qenë disa herë në Rusi në konsultime me Putinin, janë në konsultime konstante më Vuçiq dhe diversioni i tyre shihet haptazi në Kosovë”, ka thënë Musilu.

Musliu në emisionin “Five” tregoi se pjesëtaret te Listës Serbe, gjendeshin në barrikada në veri të Kosovës së bashku me njësitë paramilitare.

“Pjesëtaret e Listës Serbe apo kryetari i saj gjendej në barrikada në së bashku më njësitë paramilitare dhe pjesëtarët tjerë që ishin në barrikada. Një support i cili më pafytyrësinë skajshme nuk fshihet më, linjë është direkte, Lista Serbe, Vucic, Putin. Kjo është një prej rreziqeve përpos propagandës dhe në të gjithë poret e jetës”, ka shtuar ai

Musliu gjithashtu ka treguar se çka është lufta hibride.

“Luftë hibride mund të quaj përgatitjen e terrenit për invadimin e një shteti në mënyre të butë, jo më më ushtri aktive, por, me propagande, me investime të rrejshme me politikanë të korruptuar me ndikime të ndryshme, për të dobësuar atë shtet dhe pastaj të intervenohet me njëri speciale ushtarake dhe politikë aktive, kjo është një përkufizim, kjo ndodhë për në kohë të gjatë”, ka treguar Musliu.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika