Musliu-Shoshi akuzon Bislimin për “sulm personal”: S’pati asnjë dokument konfidencial

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu -Shoshi ka demantuar deputeten e VV-së, Arbëreshë Kryeziu–Hyseni, e cila tha se zëvendëskryeministri, Bislimi në komision u ka shpalosur deputetëve dokumente konfidenciale për dialogun duke thënë se "nuk pati ndonjë shpalosje të ndonjë dokumenti"

FOTO:EO

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, e ka akuzuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për “sulm personal” me akuza të ulëta në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ndërsa ka përgënjeshtruar kryetaren e këtij Komisioni, Arbëreshë Kryeziu–Hyseni, e cila ka thënë se deputetëve iu shpalosën dokumente konfidenciale.

Mbledhja, e cila nisi të enjten nga ora 9:00 dhe ku zëvendëskryeministri po raportonte për dialogun, përfundoi pas vetëm një ore.

Musliu-Shoshi ka thënë se Bislimi e lëshoi mbledhjen pas disa pyetjeve që ajo i bëri.

Deputetja e PDK-së ka thënë se Bislimi lëshoi akuza të nivelit profesor – student.

“Mora një sulm personal, i cili nuk është aspak për t’u vlerësuar. Por nëse zëvendëskryeministri e vlerëson, atëherë ato sulme personale mund edhe t’i bëj publike, pasi vlerësoj se jam faqebardhë në çdo aspekt. Ishin akuza të nivelit profesor-student, gjoja se jam kapur në plagjiaturë në kohën sa kam qenë studente në AUK, por kjo nuk qëndron pasi kam qenë studente me A-ja dhe kam qenë bursiste. Këto të dhëna janë lehtë të qasshme dhe më vjen keq për nivelin akademik dhe atë që përfaqëson Bislimi, kemi ardhur në pikën ku në vend se të raportojë për atë çka po ndodh dhe rrugën që po ndjek në dialog, shteti jonë në kohën kur nuk e kemi asnjë aleat të vetëm, lëshohet në një nivel kaq të ulët me mua dhe deputetët e tjerë”, ka thënë ajo para gazetarëve pas mbledhjes, raporton EO.

Musliu-Shoshi ka thënë se pushteti ka dashur të ngrehë drama kur ka vendosur ta mbyllë mbledhjen për mediat, pasi siç thotë ajo, nuk i është dhënë asgjë konfidenciale.

“Jemi gjithmonë transparent sepse e vlerësoj që dialogu ka njëfarë mase të konfidencialtetit, por disa gjëra kryesore duhet të dihen nga ju si media. Megjithatë, nuk pati as edhe një informatë të vetme, e cila konsiderohet konfidenciale. Krejt ajo çka provon pushteti të bëjë është të ngrehë drama kinse po diskutohet diçka konfidenciale. Nuk pati asgjë më shumë se ajo çfarë keni parë dhe dëgjuar nga Bislimi. Ajo çfarë kërkova ishte të na tregojë nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk janë partnerë me të cilët bashkëpunojmë, nëse Borrelli e Lajçaku nuk janë kredibilë në përfaqësim. Atëherë në çfarë rruge po shkojmë, kush janë partnerët tanë me të cilët duhet të ecim përpara? Pse çështjet e brendshme të Kosovës të shndërrohen në instrumente për t’u diskutuar në organizata ndërkombëtare, siç ishte ajo në Këshillin e Sigurimit. Çka po mungon në këtë linjë të komunikimit me ndërkombëtarët?”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Musliu-Shoshi ka thënë se pretendimet e saj mund të vërtetohen me procesverbalin e mbledhjes së Komisionit.

“Raportimi i Bislimit me dyer të mbyllura”, Kryeziu-Hyseni: Ndajti me ne dokumente konfidenciale për dialogun

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika