Musliu – Shoshi për planin evropian: Kërkojmë nga Kurti të ketë një qëndrim, askush s’e akuzon çka dhe pse pranon

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, ka thënë se nëse propozimi i fundit franko-gjerman është në pozitën merre ose lëre, atëherë sipas saj, procesi i negociatave sa i përket atij dokumenti, ka përfunduar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, ka thënë se nuk ka rëndësi se çfarë qëndrimi ka opozita për një propozim të cilin e përkrah kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas saj, vetëm çka i përket parlamentit është transparenca.

“Ne kërkojmë nga kryeministri që të ketë një qëndrim, askush nuk po e akuzon çka pranon pse pranon, ne duam transparencë”, ka thënë ajo.

Musliu – Shoshi e ftuar në emisionin FIVERTV Dukagjini, ka deklaruar se si opozitë nuk kanë asnjë informatë se cili është plani i zbatimit për marrëveshjen finale në dialogun Kosovë-Serbi, dhe se për çka ka negociuar Kurti.

Ajo ka thënë se nëse e ka një propozim të cilin Kurti e quan merre ose lëre, atëherë negociatat, sipas saj, në këtë rast janë fare pa efekt.

“Ne nuk kemi asnjë informatë se cili është plani i zbatimit, për të cilin ne duhet të kemi informatë të saktë se cili është plani i zbatimit, cilat janë zotimet se për çka ka negociuar Kurti, nëse e ka një propozim të cilin e quan merre ose lëre, atëherë negociatat janë fare pa efekt. Pasi e merr apo e pranon një propozim te tillë, sepse negociatat janë bërë vetëm deri në momentin kur e ke pranuar, kur e pranon atëherë është zbatimi, dhe për ne kjo është e rëndësishme”, ka deklaruar ajo.

Deputetja nga radhët e PDK-së, tutje ka thënë se opozita në vazhdimësi ka pasur mostransparencë, për shkak se ata ende nuk e dinë se çfarë përmban plani franko-gjerman, e që sipas saj, Kurti ka pasur disa herë ndryshime.

“Ne nuk e dimë as cili ka qenë versioni i parë dhe as cili është versioni final. Për shkak se ne kemi një terr informativ dhe bazohemi në atë që e thotë kryeministrit”, ka deklaruar ajo.

“Dhe ne në atë dokument e dimë që është edhe Asociacioni, Statusi i veçantë i Kishës Ortodokse, dhe ne nuk e dimë se cili është qëndrimi i kryeministrit”, është shprehur tutje ajo.

Ndërkaq, ajo ka deklaruar se Kurti vazhdimisht i ndërron qëndrimet për të gjitha çështjet, dhe se sipas saj, qëndrimet e tij nuk janë asnjëherë të njëjta dhe stabile.

Shija e redaktorit

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

Të fundit nga rubrika