Musliu – Shoshi: Qeveria mendon se bota sillet rreth tyre, aleatët të acaruar me ne

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se Qeveria e Kosovës mendon se e gjithë bota sillet rreth tyre, derisa sipas saj, shtetet aleate tashmë janë të acaruara me ne

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu - Shoshi

“Kemi arritur në pikën ku marrëdhëniet tona janë acaruar me shtetet aleate mike, ata tashmë nuk janë vetëm të dëshpëruar, por janë edhe të acaruar”.

Kështu ka thënë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu – Shoshi, lidhur me marrëdhëniet e Kosovës me shtetet mike.

Deputetja është shprehur se prej dy vjetësh Kosovës i është kërkuar të draftojë një status për Asociacionin, dhe se këtë gjë, Qeveria nuk e ka bërë.

“Pse nuk e ka draftuar Qeveria e Kosovës një statut, pse e bjen punën në ditën kur veç mbyllet mbledhja, agjenda që të diskutohet në Komitet të Ministrave”, ka thënë ajo.

“Edhe po ta dërgonin draftin që janë dakorduar në marrëveshjen e Ohrit në Gjykatën Kushtetuese, asnjë mundësi nuk ka që të hyjë sot në agjendë, sepse kjo qeveria mendon se e gjithë bota sillet rreth tyre, aty janë disa rregulla dhe procedura që në asnjë mënyrë nuk tejkalohen”, ka shtuar deputetja në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

Musliu – Shoshi ka theksuar se është e pamundur që sot Kosova të jetë temë diskutimi në Komitetin e Ministrave.

Ndryshe, dje, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin, të cilin pritet ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

Kjo është bërë e ditur në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

Ajo ka njoftuar se në Kushtetuese do ta çojnë një draftstatut të përgatitur nga vetë qeveria dhe jo draftin evropian.

Sipas letrës së Gërvallës, qeveria po punon në një draftstatut të inspiruar nga ai i Fondacionit “Friedrich Ebert” (FES).

Mirëpo, kjo letër e Gërvallës është kritikuar shumë si nga opozita e shoqëria civile, po ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, dhe është konsideruar shumë e vonuar për anëtarësim të Kosovës në KiE.

Gjithashtu, edhe Presidenca e Kosovës ka reaguar për letrën e Gërvallës, duke thënë se nuk janë koordinuar me presidenten Osmani.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika