Musliu: Vuçiq i dërgoi një mesazh të fortë SHBA-së nga Shtëpia ruse në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka dërguar një mesazh të fortë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka dërguar një mesazh të fortë Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA).

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën “X”, Musliu shkroi se Vuçiq po vepron së bashku me Dodikun në Bosnje dhe Hercegovinë(BeH).

Pos kësaj, ai tha se Dodik bashkë me Vuçiqin mundë të veprojë edhe në Kosovë sërish.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dërgoi një mesazh të fortë SHBA-së nga Shtëpia Ruse në Beograd! Ambasada e SHBA-ve e dëgjuat atë! Ai po ju shikon, ai po vepron në Bosnjë me Dodikun, dhe ai mund të veprojë përsëri në Kosovë. Dërgimi i një mesazhi të tillë nga institucioni rus do të thotë diçka!”, ka shkruar Musliu.

Vuçiq vizitoi sot Qendrën ruse në Beograd, ku është pritur nga drejtori i kësaj qendre, Yevgeniy Baranov dhe ambasadori rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika