Mustafa: 70-80 për qind e mërgatës në Gjermani nuk ka kontribuuar në “Fondin e 3-përqindëshit”

Kryeministri i mëparshëm i Kosovës, Isa Mustafa, për herë të parë ka treguar se sa persona kanë kontribuuar në Fondin e 3-përqindëshit në Gjermani. Ai ka thënë se vetëm 10 mijë persona kanë kontribuuar në fond

ilustrim

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zbuluar detaje për “Fondin e 3 përqindëshit”,  ku ka thënë se vetëm 10 mijë persona në Gjermani kanë kontribuuar në këtë fond. Më tej, ai thënë se 70-80% e mërgatës në Gjermani nuk ka kontribuuar fare në Fondin e 3 përqindëshit.

Sipas tij, 70-80% e mërgatës në atë shtet nuk ka kontribuuar. Ai ka treguar se këtë nuk e ka treguar më parë, sepse ka dashur t’ia lërë si nder diasporës.

“Unë mendoj se 70 apo 80% nuk kanë ndihmuar, i kanë ndihmuar familjet e tyre në Kosovë, por nuk kanë dhënë ndihma në 3 për qindëshin”, ka thënë ai.

Për më shumë detaje, Mustafa tha se do ta botojë një libër, ku do të japë informacione sesi është formuar fondi e deri te mënyra sesi është shpenzuar.

”Për tre përqindëshin mund të ju them diasporës se është kontribut i një numri të njerëzve në diasporë, që kurrsesi nuk kanë qenë të gjithë. Gjermani 3-përqindëshin e kanë paguar vetëm 10 mijë persona në krejt Gjermaninë. Nuk kam dashur ta them përpara, sepse kam dashur t’ia lë për nder këtë diasporës dhe mendoj që e ka këtë nder e ka diaspora, sepse ka ndihmuar në kohë të vështira. Ata 10 mijë vetë që kanë dhanë 3 përqindëshin, ata kanë të drejtë me folë dhe të tjerët që kanë dhënë ndihma në Zvicër kanë të drejtë të flasin”, ka thënë ai në Pressing të T7.

“Unë mendoj se 70 apo 80% nuk kanë ndihmuar, i kanë ndihmuar familjet e tyre në Kosovë, por nuk kanë dhënë ndihma në 3 përqindëshin. Unë do ta botoj një libër, ku do të tregoj edhe si është krijuar fondi, edhe kush ka kontribuar edhe si është kontribuar edhe për çfarë janë shpenzuar dhe do t’i jap këto të dhëna, sepse nuk mund të dal dhe të them se i kanë paguar 3 përqindëshin 100 mijë persona në Gjermani, kur kanë qenë 10 mijë persona ”, ka deklaruar Mustafa.

Më tutje, ai ka treguar se Fondi i 3 përqindëshit është paguar dhe nga qytetarët shqiptarë që kanë jetuar në Kosovë.

“Edhe në Kosovë është paguar fondi i 3 për qindëshit, ku [qytetarët i kanë ndarë 5 për qind nga paga e tyre ose të hyrat që kanë pasur”, ka përfunduar Mustafa.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika