Mustafa: Kurti po tenton t’u hedhë hi syve qytetarëve, studentët tanë nuk mashtrohen

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e nga 100 eurove për studentët, duke e cilësuar këtë veprim si përpjekje për të “hedhur hi syve qytetarëve” në prag të zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po tenton të mashtrojë të rinjtë me masa të përkohshme elektorale.

“Albin Kurti, i cili të rinjve kosovarë po ua humb çdo shpresë për t’u zhvilluar e për të jetuar mirë në Kosovë, sot i është kthyer praktikës së tij për t’u hedhur hi syve qytetarëve, me nga 100 euro për studentët, në prag të zgjedhjeve. Studentët tanë kanë nevojë për një shtet që funksionon, që krijon mundësi reale për zhvillim dhe që siguron vende pune për një jetë me dinjitet. Studentët tanë nuk mashtrohen!”, ka shkruar ai.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka ndarë gjithsej 26 milionë euro për studentët. Vendimi parasheh pagesën prej 100 eurosh për çdo student, si dhe bursën e mobilitetit për studentët e nivelit bachelor, për t’i ndihmuar ata që studiojnë larg qytetit ku jetojnë.

Ky vendim vjen më pak se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika