Mustafa: Kurtit i duhet mbështetje dhe duhet mbështetur

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se kryeministrit Kurti i duhet mbështetja dhe duhet mbështetur

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se kryeministrit Kurti i duhet mbështetja dhe duhet mbështetur.

“Kryeministri Kurti duhet të mbështetet maksimalisht në këto kohë krizash, gjithandej. Jemi një popull i vogël, por gjithnjë zemër mëdhenj në përballje me rreziqet. Gjithmonë kemi synuar paqen, por nuk ju kemi frikësuar as luftërave. Duket qartë se opozita nuk ështē e koordinuar dhe si duket nuk ka ndonjë rrugëdalje për të tejkaluar situatën e krijuar. Një gjë jam i sigurtë, se pavërsisht se çfarë opinioni prodhojnë mediat, analistët apo edhe opozita, Kryeministri Kurti është në rrugë të drejtë në synimin e tij për të shtrirë pushtetin në tërë territorin e Kosovës. Në veriun e vendit tonë, deri tani kishte gjithçka, por mungonte substancialisht rendi dhe ligji”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, përpjekja e Qeverisë për të vënë rend dhe drejtësi në gjithë vendin do ta ketë përkrahjen nga ai në çdo kohë, dhe se  strategjia për shtrirjen e sovranitetit nga qeveria do të ketë suksesë në ruajtjen rendit dhe ligjit.

“Që të gjithë, pa dallim dhe pa përjashtim përkrahin vendimet e institucioneve të vendit tonë, dhe mbështesin fuqishëm përpjekjet e aparatit shtetëror në vendosjen e sundimit të ligjit në secilin cep të Kosovës, duke përfshirë veriun. Politika kosovare pa dallim duhet të jetë unike përballë këtyre stuhive, sepse vetëm kështu rezulton fitimtare. Jam i sigurt se po na presin kohë të mira, ne jemi në rrugën e drejtë, kemi kapacitetet dhe mundësitë që të bëjmë më të mirën për Kosovën dhe për regjionin në përgjithësi”.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika