“Nacionalistë serbë paralajmërojnë heqjen e pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë”

Ekstremistët serbë të maskuar i vunë flakën pikës kufitare Serbi-Kosovë në Jarinje më 27 korrik 20011 (foto reuters)

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se është paralajmëruar një akt agresioni nga shteti i Serbisë në Kosovë.

Musliu tha se qindra serbë nacionalistë, të lidhur me Rusinë, kanë deklaruar se gjatë të dielës në mesditë, do të vijnë për ta hequr pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Burime pranë redaksisë së Dukagjinit bëjnë të ditur se këta serbë më motive nacionaliste, do të vijnë edhe nga Republika Srpska dhe Mali i Zi.

Gjithashtu rreth këtij paralajmërimi serb, Musliu ka thënë se Jarinja e 10 shkurtit 2008 mund të përsëritet, dhe mund të përsëritet gjatë ditës së diel.

“Një sulm ndaj pikës kufitare është paralajmëruar përmes organizimit të një ‘proteste’. Nëse kjo ndodh, përgjegjësia nuk është vetëm e Vuçiqit, por edhe e atyre që ende e konsiderojnë faktor paqje. Kosova nuk është vetëm për t’i vënë kushte që të plotësohen standardet integruese evropiane; nuk është vetëm për t’i kërkuar edhe të drejta për qenët në rrugë se si duhet të trajtohen …Shqiptarët e dijnë që çlirimi i Kosovës dhe shqiptarëve janë projekt i së drejtës historike të lirisë kundrejt barbarisë. Për këtë i jemi mirënjohës të gjithë miqve. Por, ky projekt, i së drejtës së lirisë kundër barbarisë duhet të mbrohet”, ka shkruar Musliu në Facebook.

A po rritet rreziku në veri? -Serbë të armatosur paralajmërojnë ardhjen në Jarinjë

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika