Nagavci drejtuar SBASHK-ut: Ju lus ta ndalni grevën dhe t’i hapni shkollat

Komisioni për Arsim i Kuvendit të Kosovës ka ftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut, ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, për të gjetur një zgjidhje për grevën e mësimdhënësve dhe punonjësve të administratës publike

Komisioni për Arsim





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në Komisionin për Arsim përsëri i ka bërë thirrje Sindikatës së Arsimit që ta ndalin grevën.

Nagavci u është drejtuar me lutje përfaqësuesve të SBAShK-ut, që të fillojë mësimi në shkolla dhe të vazhdohet bashkëpunimi me këtë sindikatë.

Nagavci ka thënë se e vetmja kërkesë që nuk i është plotësuar Sindikatës së Arsimit është kërkesa për 100 euro

“Kërkesa ime e vetme dhe lutja ime për SBAShK-un është të mos e mohojnë të drejtën e fëmijëve për arsim, ju jam lutur shumë që të hapen shkollat, jemi të interesuar që të përmirësojmë gjendjen në arsim”, ka thënë ajo

“Pika e vetme per të cilën ne dhe SBASHK nuk jemi akorduar është kërkesa për një vlerë prej 100 eurosh. Kur ju na keni njoftuar për këtë kërkesë, ne ju kemi paralajmëruar që duhet të shohim mundësi të tjera. Lutja ime e vetme për të gjithë ju ka qenë që të mos mohohet e drejta për arsim për fëmijët tanë”, ka thënë ajo.

Grevat e sindikatave kanë filluar që nga data 25 gusht e këtij viti dhe janë duke vazhduar ende. Kërkesë kryesore e tyre është shtesa prej 100 eurosh, deri në miratimin e Ligjit të Pagave, i cili tashmë është në konsultim publik.

Kryeministri i Kosovës është takuar me krerët e Këshillit Grevist, por nuk kanë arritur të gjejnë kompromis në lidhje me grevat. Të dyja palët pas takimit e kishin akuzuar njëra-tjetrën për dështim të një marrëveshjeje.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika