Nagavci: Nuk ndërhyj dhe nuk lejoj ndërhyrje në zgjedhjen e rektorit

Një javë pas shkarkimit të rektorit të UP-së, Naser Sahiti e akuzave për ndërhyrje në proces ka reaguar Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo ka thënë se në zgjedhjen e udheheqësit të ri është e vendosur që nuk do të ndërhyjë. Po ish-senator të UP-së po dyshojnë në sinqeritetin e kësaj deklarate

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Pas kritikave të shumta për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, më në fund ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila edhe ishte akuzuar për ndërhyrje në këtë proces.

Por, të shtunën ajo nuk ka folur rreth shkarkimit të Sahitit, por për procesin e zgjedhjes së pasuesist të tij.

Arbërie Nagavci, ministrja e Arsimit ka thënë se “Jam e vendosur që të mos ndërhyjë dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje tjetër, në asnjë dimension të procesit të zgjedhjes së rektores apo rektorit të ri. Me Qeverinë tonë, Rektoren/Rektorin do e zgjedh merita e saj/tij, të cilën e konfirmojnë rezultatet e monitorimit dhe zgjedhja do të jetë plotësisht e denjë për misionin e sotshëm dhe historinë që bart ky institucion”.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Por, ish-senatori i Rektoratit, Arbër Gecaj nuk pret që kjo do të ndodhë. Ai është shprehur se “Një Këshill Drejtues i cili ka plagjiator në mesin e saj, ka militant partiak dhe është zgjedhur në formë skandaloze me ndërhyrje të Policisë së Kosovës nuk mund të sjellë një rektor të mirë dhe të drejtë për Universitetin e Prishtinës”.

Ministrja Nagavci ka premtuar premton që anëtarët e MAShT-it në Këshillin Drejtues të UP-së do të jenë të pandikueshëm, profesionist, transparent.

Ish-senatori i Rektoratit, Arbër Gecaj

Mirëpo, sipas Gecajt, kushdo që vihet në pozitën e rektorit nuk mund të jetë i lirë nga politika.

“Cilido rektor që vjen në për mes këtij këshilli drejtues e ka të pamundur të jetë I lirë dhe i pa ndikuar sidomos kur e dimë që ky Këshill Drejtues është i kordinum prej Ministrisë së Arsimit”.

Për ta rritur transparencën, Nagavci thotë se ka ftuar ambasadorët e QUINT-it dhe atë të BE-së që të bëhen pjesë e monitorimit të procesit të zgjedhjes së rektorit apo rektores së re.

Konkursi për këtë pozitë do të jetë i hapur deri më 7 nëntor.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika