Nagavci për Ditën e Çlirimit: Përjetësisht mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s

Ministrja e MASHT-it, Arberie Nagavci është shpehur mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara e vendeve të tjera mike të Kosovës, që mbështetën vendin në këtë luftë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

“Përjetësisht mirënjohës ndaj SHBA-ve, NATO-s dhe të gjithë miqve tanë, të cilët përkrahën luftën tonë”.

Kështu është shprehur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në 23-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci ka thënë se në këtë ditë kujtohen dhimbjet e panumërta që solli lufta.

“Ishte kjo dita e parë e lirisë, për të cilën shumë breza ëndërruan dhe u flijuan. Kujtojmë ata që nuk janë më, ata që ranë për liri dhe ata që në mënyra të ndryshme e bënë luftën për ta mbrojtur atdheun”, ka thënë ajo.

Çlirimi i Kosovës në qershor të vitit 1999

“Ta bëjmë lirinë përditë e më të bukur për fëmijët tanë, me punë e përkushtim, sepse sot ky është misioni ynë, kjo është atdhedashuria”, shtoi ministrja Nagavci.

Ndryshe, të dielën e 12 qershorit, janë shënuar 23 vjet nga vendosja e 50 mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë dhe bashkë me ta, edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Foto pas përfundimit të luftës në Kosovë

Bombardimet e NATO-s kundër Serbisë nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë.

Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte për qëllim ndalimin e spastrimit etnik ndaj kosovarëve. Pas bombardimeve të NATO-s u mundësua kështu, kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve kosovarë në vendlindje.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika