Nagavci për Walker: Përmes fjalëve të tij bota e kuptoi që Serbia po kryente krime kundër njerëzimit në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MAShT), Arbërie Nagavci ka thënë se ambasadori William Walker e meriton titullin e lartë të nderit, "Doctor Honoris Causta", të cilin e mori këtë të shtunë në Universitetin "Haxhi Zeka" në Pejë

Ambasadori William Walker dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MAShT), Arbërie Nagavci ka thënë se 24 vite më parë përmes fjalëve të ambasadorit, William Walker, bota e kuptoi që Serbia po kryente krime kundër njerëzimit në Kosovë.

“Titulli Honoris Causa është titulli më i vjetër i nderit në qarqet akademike, dhe shërben për të dalluar një kontribut të jashtëzakonshëm në një fushë të caktuar, ose në shoqëri”, ka shkruar Nagavci.

Ministrja Nagavci ka thënë se ambasadori Walker e meriton këtë titull të lartë nderi, “jo vetëm pse me nder e ndërgjegje të lartë i ka shërbyer kauzës sonë për liri dhe drejtësi, por edhe sepse është dëshmi se sa e rëndësishme është që e vërteta të thuhet, e plotë dhe pa frikë”.

“Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit, kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”, ka deklaruar amerikan William Walker, më 16 janar 1999, një ditë pas ekzekutimit dhe masakrimit të 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes.

“E vërteta është se masakra e Reçakut nuk ishte as e para e as e fundit e kryer nga forcat serbe”, ka shtuar Nagavci.

Tutje Nagavci ka theksuar se “nuk ka familje e qytetarë që nuk ka përjetuar e vazhdon të përjetoj dhimbjen për humbjen e më të dashurve të tyre, të fëmijëve, foshnjeve, grave e burrave nga dhuna e shtetit serb, nga gjenocidi i Millosheviçit. Por në masakrën e Reçakut, e veçanta qëndron në jehonën që pati dhe mbështetjen që mori Kosova në luftën e saj për liri”.

Sipas saj, dhe zëri i Ambasadorit Walker, i cili e tha të vërtetën, ishte kaq i rëndësishëm.

“Ambasadori Walker, ka respektin dhe mirënjohjen tonë të përjetshme për kontributin e jashtëzakonshëm, dhe të pakursyer, që ka dhënë për Kosovën”, ka potencuar tutje ministrja Nagavci.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika