Nagavci propozon shtimin e katër pikave në rend dite, LDK kundër

Në nisje të seancës plenare, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, propozoi shtimin e disa pikave në rendin e ditës, por ky propozim nuk mori përkrahjen e LDK-së dhe AAK-së. Mirëpo, ato u votuan, raporton Ekonomia Online.

Ajo renditi marrëveshjet që duhet të përfshihen.

“E nderuar Kryetare, i nderuar Kryeministër Kurti, kabinet qeveritar, të nderuar deputetë.
Në pajtim me nenin 93, paragrafi 1, nënparagrafin 1.2 të rregullores së Kuvendit, propozoj plotësim-ndryshimin e rendit të ditës së seancës së sotme si në vijim:

Të shtohen në rend të ditës pikat 11, 12, 13 dhe 14 të seancës plenare të sotme:
• Pika 11: Shqyrtimi i projektligjit numër 10-L/015 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin e zhvillimit të sektorit financiar të Kosovës.
• Pika 12: Shqyrtimi i projektligjit numër 10-L/016 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për programin e kredisë të bazuar në politika.
• Pika 13: Shqyrtimi i projektligjit numër 10-L/017 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW, Frankfurt am Main, për programin e kredisë të bazuar në politika në sektorin e energjisë dhe klimës për Kosovën.
• Pika 14: Shqyrtimi i projektligjit numër 10-L/018 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin ‘Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0’.

Ndërkohë që pikat e parapara 11 deri në 16 zhvendosen dhe shënohen si pikat 15, 16, 17, 18, 19 dhe 20 të rendit të ditës.

Këto katër marrëveshje, gjegjësisht projektligje, janë të domosdoshme për sigurimin e burimeve financiare të favorshme për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe avancimin e reformave strukturore në përputhje me prioritetet zhvillimore të Republikës së Kosovës. Këto janë shqyrtuar në komisionin funksional dhe kanë marrë miratimin, andaj ftojmë të gjithë deputetët që të miratojnë këtë propozim-ndryshim për plotësimin e rendit të ditës së seancës“, tha ajo.

Ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri tha shkurt se i përkrahin.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa arsyetoi se pse nuk përkrahin që të votohen sot.

“Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës në parim mbështet marrëveshjet ndërkombëtare, kemi një rast të veçantë këtu, ku të martën është ftuar Komisioni për Buxhet për të mërkurën dhe menjëherë pas të mërkurës, të enjten po tentohet që të futen këto pika në rend të ditës.
Parimisht pra jemi për marrëveshjet ndërkombëtare, por në këtë rast kërkojmë afat shtesë që të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së të kenë afat që t’i analizojnë këto dhe ta arrijmë tek një qëndrim i përbashkët i Lidhjes Demokratike të Kosovës, prandaj në këtë rast nuk e përkrahim përfshirjen e këtyre në rendin e ditës të sotëm me këtë procedurë“, tha ai.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se do të duhej një paralajmërim paraprakisht.

“Normal që e mbështesim miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, mirëpo është plotësisht e palogjikshme për marrëveshjet ndërkombëtare që do të duhej të kishte kohë, do të duhej të kishte lexim, të vijnë në këtë formë dhe në këtë masë. Kjo le të jetë hera e fundit që na sillni marrëveshje ndërkombëtare, duke e ditur që ne si grup parlamentar, si Aleancë, jemi zotuar që i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, por më nuk do të pranojmë asnjë kërkesë në qoftë se paraprakisht nuk e kemi një informacion prej shefes së grupit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Se s’bëhet nami me çu një mesazh, a nuk bëhet nami me pru deri te zyra një kërkesë me thënë ‘ky është qëndrimi i tyre’. Kjo është hera e fundit që ne e mbështesim një amendamentim të tillë për marrëveshje ndërkombëtare, për çka kemi thënë që i keni votat tona“, tha ai./EO

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika