Nagavci: Rezultatet në arsim nuk janë akoma ato që i dëshirojmë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se sektori i arsimit ende nuk ka rezultate që ajo i dëshiron

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke e komentuar raportin e Auidimit për “Vlerësimin e nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare”, ka thënë se rezultatet në arsim nuk janë akoma të kënaqshme.

Po për këtë raport, ministrja Nagavci, ka thënë se performanca financiare ka qenë dukshëm më e mirë se në vitet paraprake. “Për vetëm një vit punë, kemi arritur t’i zbatojmë në tërësi 15 rekomandime të vitit paraprak”, ka thënë Nagavci.

Sipas saj, në krahasim me vitin e kaluar është përgjysmuar numri i rekomandimeve ku nga 22 rekomandime që ishin në vitin 2020, janë 11 rekomandime për vitin 2021.

Tutje e para e arsimit, ka thënë se një pjesë e madhe e rekomandimeve të Auditorit janë cështje që nuk varen nga Ministria e Arsimit.

“Në çështjet e adresuara në raportin e vitit 2021, pjesa dërmuese e rekomandimeve të adresuara, janë çështje që nuk varen direkt nga MASHTI por edhe nga institucionet e linjës e disa nga to janë edhe për shkak të problemeve të identifikuara”, ka thënë ajo.

Nagavci theksoi se ministria që ajo e drejton e ka rritur buxhetin dhe se janë duke e përmirësuar infrastrukturën ligjore e fizike.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika