NATO për hapjen e urës së Ibrit: Vendimet duhet të merren përmes dialogut

NATO ka thënë se vendimi për hapjen e urës së Ibrit duhet të merret në dialog dhe në koordinim me ndërkombëtarët. Kjo është thënë gjatë takimit që kanë pasur të martën në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi, përkatësisht Petar Petkoviqit, në takime të veçanta.

Në takim mori pjesë ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacionet, Tom Goffus dhe komandanti i operacioneve civile në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Stefano Tomatin. Takimet u zhvillua në margjinat e dialogut të organizuar nga ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak.

Goffus diskutoi situatën e sigurisë në Kosovë dhe adresoi shqetësimet e sigurisë në lidhje me hapjen e mundshme për trafikun rrugor të urës së lumit Ibër në Mitrovicë.

Goffus theksoi nevojën për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Ai vuri në dukje se “vendimet duhet të merren përmes dialogut, në koordinim në kohë dhe efektiv me Komunitetin Ndërkombëtar dhe në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale apo e trupave të NATO-s”, thuhet në njoftim.

Ai shtoi se “misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO është i detyruar nga mandati i tij i OKB-së për të adresuar çdo shqetësim të sigurisë dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt”.

Teksa KFOR-i mban prezencën fikse në urë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth, “Goffus përsëriti mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është korniza për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve, e cila është kyçe për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor,” thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika