“Masat synojnë forcimin e parandalimit kundër sulmeve të Rusisë”, tha Gjenerali i Brigadës Thomas Lowin për” Welt”.
Sipas një koncepti të ri mbrojtës shumështresor, NATO do të kërkojë të ngadalësojë ose ndalojë një sulmues në një fazë të hershme duke përdorur sisteme të teknologjisë së lartë.
Përgjatë kufijve të aleancës me Rusinë dhe Bjellorusinë, do të krijohet një zonë që do të mbështetet në mbikëqyrje, si dhe në sisteme të operuara nga distanca ose gjysmë të automatizuara, të cilat një kundërshtar do të duhet t’i kapërcejë përpara se të përparojë më tej.
Lowin, zëvendësshefi i shtabit për operacionet në komandën tokësore të NATO-s në Izmir, tha se mbikëqyrja përgjatë krahut lindor do të mbështetej në sisteme që mbledhin të dhëna në tokë, në ajër, në hapësirë dhe në domenin digjital.
“Informacioni do t’u vihet në dispozicion aleatëve të NATO-s në kohë reale”, tha ai.
Sisteme fikse dhe celular si radari, sensorë akustikë dhe optikë mund të përdoren, së bashku me të dhënat nga satelitët, dronët dhe avionët zbulues.
Përgjatë kufijve, NATO planifikon të krijojë atë që Lowin e përshkroi si një “zonë e nxehtë”, të projektuar për të ndaluar ose ngadalësuar sulmuesit në fazat e hershme. Zona mund të përfshijë dronë të armatosur, automjete luftarake gjysmë-autonome, sisteme robotike dhe aftësi të automatizuara të mbrojtjes ajrore.
Lowin tha gjithashtu se NATO tashmë ka parapozicionuar pajisje ushtarake, dhe se rezerva shumë më të mëdha ushtarake do të ngrihen në shtetet në vijën e parë, duke përfshirë armë dhe municione si për sistemet e automatizuara ashtu edhe për forcat e aleancës.
“Pavarësisht përdorimit në rritje të automatizimit, numri i trupave nuk do të zvogëlohet”, tha ai duke vënë në dukje se sistemet pa pilot nuk ishin të mjaftueshme për të penguar ose ndaluar një kundërshtar në planin afatgjatë.