NATO pritet të shtojë trupat dhe artilerinë e rëndë në Kosovë dhe Bosnje

NATO pritet të forcojë trupat dhe artilerinë e rëndë në Kosovë dhe Bosnjë për të adresuar tensionet e mundshme në rajon

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali Christopher Cavoli.

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali Christopher Cavoli, ka bërë të ditur se aleanca ushtarake ka vendosur të forcojë forcat rezervë brenda misionit në Kosovë (KFOR) dhe në Bosnje e Hercegovinë (EUFOR Altea) për të adresuar përshkallëzimet e mundshme në rajon.

Në një seancë dëgjimore para Komitetit të Forcave të Armatosura të Kongresit amerikan më 11 prill, gjenerali Cavoli paraqiti nevojën për ndryshime në përbërjen dhe fuqizimin e KFOR-it.

“Pasi kemi bërë një analizë të plotë të situatës në Kosovë, kemi arritur në përfundimin se duhet të rrisim jo vetëm numrin e trupave, por edhe kapacitetin tonë artilerik. Ky proces është në vazhdim dhe synon të sigurojë më shumë resurse ushtarake dhe pajisje të rënda në terren”, ka deklaruar Cavoli.

Ai gjithashtu ka thënë se dy misione janë nisur për të mbledhur informacione dhe për të kuptuar më mirë situatën aktuale në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Cavoli ka theksuar se tensionet etnike në Bosnjë e Hercegovinë kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjenerali i NATO-s gjithashtu ka shtuar se aktivitetet e Rusisë në rajon, duke përfshirë nxitjen e tensioneve mes grupeve etnike, kanë për qëllim të dobësojnë vendin dhe të shkaktojnë ndarjen nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.

“Politika etno-nacionaliste pengon Bosnjën dhe Hercegovinën të bëjë reformat e nevojshme për integrimin e saj euroatlantik”, ka deklaruar mes tjerash ai.

Cavoli gjithashtu ka potencuar se etniteti serb në Bosnjë po përpiqet të dobësojë autoritetin shtetëror.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika