NATO thotë se sovraniteti i Grenlandës nuk u diskutua në takimin me Trumpin

NATO ka deklaruar se çështja e sovranitetit të Grenlandës nuk është diskutuar në takimin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, pavarësisht pretendimit të Trump se palët kanë rënë dakord për “kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme”.

Teksa aktivitetet e Forumit Ekonomik Botëror po vazhdojnë në Davos, Mark Rutte ka folur për mediat lidhur me atë që i cilësoi si “bisedime shumë të mira” me Trumpin për Grenlandën, të zhvilluara një ditë më parë në Zvicër.

Trump kishte deklaruar se gjatë takimit ishte arritur një “framework” për një marrëveshje mbi Grenlandën, por deri më tani nuk janë bërë publike detaje konkrete për përmbajtjen e saj.

Rutte sqaroi se një nga elementet kryesore të diskutimit ishte se si aleatët e NATO-s mund të kontribuojnë për të siguruar që rajoni i Arktikut të mbetet i sigurt dhe që Rusia dhe Kina të mos kenë ndikim apo prani në këtë zonë strategjike.

Një tjetër objektiv i bisedimeve, sipas tij, ishte garantimi që Rusia dhe Kina të mos kenë qasje ekonomike apo ushtarake në Grenlandë, çështje që, siç tha Rutte, do të diskutohet më tej në kuadër të aleancës.

Megjithatë, burime diplomatike i kanë thënë CBS-së, partneres amerikane të BBC-së, se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për kontrollin apo pronësinë amerikane mbi Grenlandën, e cila është territor autonom nën Mbretërinë e Danimarkës.

Pas takimit, Rutte deklaroi për Fox News se çështja e Grenlandës “nuk u ngrit më” gjatë bisedave të tij me presidentin amerikan atë mbrëmje.

Nga ana e tij, Trump, duke folur me gazetarët pas takimit me kreun e NATO-s, la të kuptohet se një marrëveshje e mundshme mund të përfshijë të drejta mbi mineralet në Grenlandë, si dhe bashkëpunim në sistemin e mbrojtjes ajrore të njohur si “Golden Dome”.

Trump thotë se ka “kornizën e një marrëveshjeje”, heq kërcënimin e tarifave ndaj Evropës

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika