Ndahet nga jeta në moshë të re artistja Rinesancë

Artistja kosovare, Rinesa Qeriqi, me emrin artistik, Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshë të re, pas përballjes me një sëmundje të rëndë, tumorin.

Lajmin për ndarjen nga jeta e bën të ditur familjarët e saj në rrjetet sociale, njofton Dukagjini.

Në mesazhin prekës, familjarët e kujtuan Rinën me fjalë të ndjera, duke theksuar se ajo do të mbetet përgjithmonë në zemrat e tyre.

Mes tjerash, familjarët kanë bërë të ditur gjithashtu se detajet lidhur me ceremoninë e varrimit do të njoftohen më vonë, pasi aktualisht ndodhen larg.

Të fundit nga rubrika