Ndalen trenat në Francë, vazhdojnë protestat kundër reformave në pensione

Shumica e trenave u ndalën, rafineritë e naftës u bllokuan dhe prodhimi i energjisë u reduktua të martën në Francë, ndërsa sindikatat organizuan ditën e gjashtë të grevave mbarëkombëtare kundër planit për reforma në pensione të presidentit Emmanuel Macron

Udhëtarët presin metronë në Paris, në ditën e gjashtë të protestave kundër planit të reformave në pensione të Qeverisë franceze. 6 mars 2023.

Shumica e trenave u ndalën, rafineritë e naftës u bllokuan dhe prodhimi i energjisë u reduktua të martën në Francë, ndërsa sindikatat organizuan ditën e gjashtë të grevave mbarëkombëtare kundër planit për reforma në pensione të presidentit Emmanuel Macron.

Plani i Macronit për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç është reforma e tij më e madhe gjatë mandatit të dytë presidencial.

Pas thirrjeve të përsëritura që Qeveria e Francës të heqë dorë nga ky plan, sindikalistët kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës.

Më shumë se një milion njerëz pritet të protestojnë në Paris dhe në qytetet të tjera.

“Së bashku… le ta ndalim Francën!”, thanë sindikatat kryesore të vendit në një deklaratë të përbashkët.

Kjo është hera e parë që nga viti 2010 që të gjitha sindikatat i bashkojnë forcat kundër një reforme të planifikuar.

Franca ka moshën më të ulët të kualifikimit për pension shtetëror në mesin e ekonomive më të mëdha evropiane.

Pensioni mesatar është 1.400 euro në muaj, pasi të zbriten taksat.

Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të garantuar të ardhmen e financimit të sistemit pensional, që pritet të kalojë në deficit në vitet e ardhshme – për shkak të plakjes së popullsisë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika