Ndalimi i internetit në Iran, më i sofistikuari deri më sot – mund të zgjasë gjatë

Bllokimi i internetit në Iran, i cili ka mbi 36 orë që u ndal ndërsa autoritetet përpiqen të shtypin protestat gjithnjë e më të forta kundër qeverisë, përfaqëson një “nivel të ri kulmor” për nga sofistikimi dhe ashpërsia, thonë ekspertët, duke paralajmëruar se mund të zgjasë për një kohë të gjatë.

Sapo u aktivizua bllokada, rreth 90 për qind e trafikut të internetit drejt Iranit u zhduk, shkruan The Guardian, transmeton Dukagjini.

“Thirrjet ndërkombëtare drejt vendit dukeshin të bllokuara, ndërsa telefonat celularë brenda vendit nuk kishin asnjë shërbim”, tha Amir Rashidi, ekspert iranian për të drejtat digjitale.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që një shtet bllokon internetin për arsye politike. Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak e ndërpreu internetin për gjashtë ditë gjatë protestave të Sheshit Tahrir në vitin 2011, ndërsa talebanët e ndërprenë internetin në Afganistan për 48 orë në shtator, gjoja për të frenuar “imoralitetin”.

Megjithatë, niveli i ndërprerjes në Iran është i paprecedentë dhe në disa aspekte edhe më i ashpër se bllokada digjitale e vitit 2019, e cila atëherë u përshkrua nga vëzhguesit si “shkëputja më e rëndë” e internetit e parë ndonjëherë.

“Nuk ka sinjal në telefona. Nuk ka antena. Është sikur të jetosh në mes të askundit, pa asnjë kullë BTS”, tha Rashidi.

Ndërsa iranianët në mbarë vendin u shkëputën papritur nga interneti, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, vazhdoi të publikojë postime në platformën X. Vetëm të premten, ai postoi të paktën 12 herë, duke sulmuar Donald Trumpin dhe veprimet e SHBA-së në Venezuelë.

Kjo është ajo që e bën këtë bllokadë ndryshe nga ndërprerjet e mëparshme të internetit në Iran, thotë Doug Madory, ekspert i infrastrukturës së internetit që studion ndërprerje të tilla.

Ajo është më gjithëpërfshirëse, por njëkohësisht edhe më e rafinuar teknikisht, gjë që mundëson që Teherani ta mbajë në fuqi për një periudhë më të gjatë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika